 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Skenderbeu
|
6
|
 |
Flamurtari
|
6
|
 |
Laci
|
4
|
 |
Elbasani
|
4
|
 |
Vllaznia
|
4
|
 |
Dinamo
|
3
|
 |
Kastrioti
|
2
|
 |
Tirana
|
1
|
 |
Shkumbini
|
1
|
 |
Teuta
|
1
|
 |
Bylis
|
0
|
 |
Besa
|
0
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Ada
|
0
|
 |
Apolonia
|
0
|
 |
Beslidhja
|
0
|
 |
BilishtSport
|
0
|
 |
Burreli
|
0
|
 |
Gramozi
|
0
|
 |
Gramshi
|
0
|
 |
Kamza
|
0
|
 |
Luftetari
|
0
|
 |
Lushnja
|
0
|
 |
Mamurrasi
|
0
|
 |
Partizani
|
0
|
 |
Pogradeci
|
0
|
 |
Terbuni
|
0
|
 |
Tomorri
|
0
|
 |
Vlora
|
0
|
|
 |
 |
|
 |

|
|
 |
|
|
| Gjithēka pėr klubet e kampionatit shqiptar tė futbollit |
 |
| Sefa, luftė pėr vendin nė formacion |
31 Korrik
Sulmuesi i Dinamos preferon konkurrencėn te blutė para vendit si titullar nė njė skuadėr tjetėr
Fatjon Sefa preferon mė mirė tė luftojė pėr njė vend nė formacionin e Dinamos se sa tė shkojė nė njė skuadėr tjetėr ku do ta ketė vendin tė sigurt nė formacion. Sulmuesi shtatlartė i bluve ka pasur oferta tė shumta gjatė muajve tė verės, ndėrkohė qė te Dinamo nuk ka qenė zgjidhje e parė nė ndeshjet e luajtura nėn drejtimin e Blankos, me pėrjashtim tė ndeshjes sė kthimit me Sherifin, ku mungonte Elis Bakaj, i pezulluar. I falėnderoj tė gjithė ata qė mė shohin si tė vlefshėm, por unė e kam thėnė me kohė fjalėn time. Dua tė qėndroj te Dinamo. Kam edhe njė vit kontratė me klubin dhe mendoj ta respektoj plotėsisht, thotė Sefa. Kjo ėshtė periudhė merkatoje dhe ėshtė normale qė ka interesim, por nuk e dėshiroj largimin nga kjo skuadėr.
Konkurrenca
Sulmuesi lushnjar ishte partner i Elis Bakajt nė sezonin e kaluar dhe ishte golashėnuesi i dytė i Dinamos. Por me ardhjen e Blankos nė stol, dyshja e re e sulmit ka qenė e formuar nga Bakaj dhe argjentinasi Nestor Martinena, ndėrsa Sefa ėshtė aktivizuar nga stoli. Megjithatė, trajneri ėshtė shprehur se ai nuk do ta largonte kurrė Sefėn, tė cilin e vlerėson pėr shpirtin e sakrificės, por edhe si njė konkurrent qė mban gjithmonė nė gatishmėri dy titullarėt. Mė vjen mirė qė trajneri mė vlerėson, thotė Sefa. Formacioni ėshtė kompetencė e tij dhe unė nuk bėj asnjėherė polemika. Sigurisht qė dua tė luaj, se ndryshe nuk ka kuptim. Nuk i druhem faktit se mund tė qėndroj nė stol. Kush ta meritojė do tė luajė dhe dėshira ime ėshtė pikėrisht kjo, qė ta fitoj formacionin duke luftuar pėr njė vend nė tė. Dinamo ėshtė skuadėr me pretendime dhe ėshtė normale qė tė ketė disa alternativa. Mendoj se do tė ketė mundėsi pėr tė gjithė ne dhe, kur tė mė jepet shansi, do ta shfrytėzoj mė sė miri.
Kampionati
Pas eliminimit nga Champions League, Dinamo ėshtė e pėrqendruar te kampionati kombėtar. Hidhėrimi evropian tashmė ka kaluar dhe Sefa thotė se nuk ia vlen tė merresh mė me tė. Ne dhamė gjithēka nė ndeshjen e kthimit, por nuk arritėm tė shėnonim edhe njė gol tjetėr. Tani ajo ėshtė histori e mbyllur, thotė Sefa. Pėrpara kemi kampionatin dhe Dinamo do tė hyjė me synimin pėr ta mbrojtur titullin. Edhe unė tani po mendoj vetėm pėr kėtė gjė, pėr kampionatin e ardhshėm me Dinamon. Pėrsa i pėrket formės sė tij, Sefa thotė se po ndihet mė mirė ēdo ditė qė kalon, me synimin pėr tė arritur kulmin nė startin e kampionatit. Jemi stėrvitur fort tė gjithė. Ndihem shumė mirė dhe besoj se mund tė pėrmirėsohem ende. Nė Slloveni do tė kemi edhe disa ndeshje miqėsore dhe shpresoj qė nė pėrfundim tė fazės pėrgatitore, atėherė kur nis kampionati, tė jem nė formėn mė tė mirė. E shoh Dinamon si pretendente kryesore, por pres edhe rivalitet tė fortė, prandaj na duhet tė jemi qė tė gjithė sa mė mirė qė tė jetė e mundur.
|
|
 |
|