Kat. Superiore
Skenderbeu 6
Flamurtari 6
Laci 4
Elbasani 4
Vllaznia 4
Dinamo 3
Kastrioti 2
Tirana 1
Shkumbini 1
Teuta 1
Bylis 0
Besa 0
Kat. E pare
Ada 0
Apolonia 0
Beslidhja 0
BilishtSport 0
Burreli 0
Gramozi 0
Gramshi 0
Kamza 0
Luftetari 0
Lushnja 0
Mamurrasi 0
Partizani 0
Pogradeci 0
Terbuni 0
Tomorri 0
Vlora 0
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Gjithēka pėr klubet e kampionatit shqiptar tė futbollit
Gjika nuk tėrhiqet: E dua Plakun nė Vlorė
31 Korrik   Ajo ēfarė ka deklaruar Shpėtim Gjika, si president i Flamurtarit qė mė 1 korrik, ditėn kur skuadra zbriti nė fushė pėr tė filluar pėrgatitjet se: “Kėtė sezon do tė ndėrtojnė skuadėr pėr tė fituar trofe” duket se po merr drejtim nga dita nė ditė. Afrimi nė skuadėr nga merkato i emrave tė tillė si Daniel Xhafa, Bledar Devolli, Julian Brahja dhe tani sė fundi Zekeria Ramadani, pa pėrmendur kėtu grupin e sezonit tė kaluar me nė krye kapitenin Sakaj e vėrteton mė sė miri kėtė gjė. Mbėshtetja e mirė financiare qė ka klubi vlonjat ka bėrė qė Gjika t’i pėrgjigjet deri tani ēdo kėrkese qė ka bėrė trajneri Magani pėr tė patur nė skuadėr ata futbollistė qė do t’i japin tė drejtė Flamurtarit pėr tė qėnė pretendent serioz nė sezonin e ardhshėm. Por nė formatimin e asaj skuadre qė kėrkon tė ngjitet nivele tė larta, ėshtė menduar e domosdoshme prania nė ekip e njė sulmuesi tė tipit Sabino Plaku. Kanė plot njė muaj vlonjatėt qė janė nė tratativa pėr ta veshur kuqezi kėtė lojtarė tė shumėkėrkuar edhe nga tė tjerėt, por deri tani problemi nuk po merr rrugėn e duhur. Vetė futbollist e ka shprehur hapur dėshirėn pėr tė kaluar tek Flamurtari, por kontrata qė ka me Tiranėn dhe tani sė fundi borxhi i klubit tė tij prej 30 mije euro qė i ka Dinamos duket se janė bėrė pengesė pėr vlonjatėt. Pak ditė mė parė vet presidenti Gjika ka bėrė me dije se “janė ngrirė negociatat me sulmuesin Plaku, deri sa vetė futbollisti tė zgjidhi problemet qė ka me klubin e Tiranės”. Nga ana tjetėr, dje burime pranė sulmesit Plaku, kanė bėrė me dije se: “Vetė ai ėshtė tepėr i interesuar pėr tė bėrė njė zgjidhje tė shpejt tė problemit, pėr tė mos ju dalė vlonjatėve nga fjala dhe premtimi qė ka bėrė njė muaj mė parė”.

Ndoshta janė kėto lėvizje tė ditėve tė fundit tė bėra tashmė publike nga vetė futbollisti qė nuk pėrjashton dhe mundėsinė e zgjidhjes tė problemit edhe nė Komisionin e Disiplinės qė bėnė vlonjatėt tė mos humbasin durimin dhe shpresat se Plaku nuk do tė vonojė shumė pėr tė qėnė pjesė e skuadrės vlonjate. Njė fakt i tillė ka bėrė qė tė shtohen lėvizjet e njerėzve tė merren me problemet e merkatos tek Flamurtari, duke vėzhguar dhe ndjekur deri nė detaje ēdo informacion qė vjen nga zhvillimit nga klubi i Tiranės, pėr zgjidhjen e ēėshtjes Plaku. Dje nė mbrėmje nga kampingu i Ohrit, ku ndodhet nė pėrgatitje Flamurtari ėshtė bėrė me dije, se presidenti Gjika edhe pse qė nga fillimi kėsaj jave i ėshtė rikthyer pushimeve jashtė vendit, ēdo ditė bisedon nė telefon me stafin e trajnerėve pėr stėrvitjen qė zhvillon skuadra dhe problemet qė kėrkojnė zgjidhje. Natyrisht njė temė e pėrditshme qė diskutohet shumė ėshtė dhe ajo pėr sulmuesin tiranas tė kėrkuar nė merkato me shumė vendosmėri nga vlonjatėt. Po kėto burime kanė saktėsuar se jo shumė larg po dje, se presidenti Gjika mėsohet qė t’i ketė thėnė trajnerit Magani se “Ēanta sportive me fanelėn me numrin 25 qė ka ardhur deri nė Ohėr nuk do tė jetė e askujt tjetėr vetėm e Sabino Plakut “. Pra ēdo koment ėshtė i tepėrt nė kėtė rast, por njėherazi tregon shumė qartė se presidenti Gjika ėshtė tepėr i vendosur pėr ta veshur kuqezi tek Flamurtari i tij sulmuesin Sabino Plaku. Por edhe pse vlonjatėt po tregohen kėmbėngulės nė kėtė drejtim, ata po bėjnė kujdes nė ēdo hap qė hedhin pėr zgjidhjen e problemit pėr tė afruar nė skuadrėn e tyre sulmuesin dhe jo borxhin prej 30 mijė euro, qė Tirana i detyrohet nga e kaluara klubit tė Dinamos. “Ne kėrkojmė tė vendosim nėn kontratė sulmuesin Plaku pėr vlerat qė ka si futbollist dhe jo tė marrin nė llogaritė tona borxhet qė ka Tirana nga lėvizjet qė ka bėrė lojtari nė periudhėn e kaluar” – sqaroi situatėn shefi i klubit Geri Ēipi.

© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news