 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Skenderbeu
|
6
|
 |
Flamurtari
|
6
|
 |
Laci
|
4
|
 |
Elbasani
|
4
|
 |
Vllaznia
|
4
|
 |
Dinamo
|
3
|
 |
Kastrioti
|
2
|
 |
Tirana
|
1
|
 |
Shkumbini
|
1
|
 |
Teuta
|
1
|
 |
Bylis
|
0
|
 |
Besa
|
0
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Ada
|
0
|
 |
Apolonia
|
0
|
 |
Beslidhja
|
0
|
 |
BilishtSport
|
0
|
 |
Burreli
|
0
|
 |
Gramozi
|
0
|
 |
Gramshi
|
0
|
 |
Kamza
|
0
|
 |
Luftetari
|
0
|
 |
Lushnja
|
0
|
 |
Mamurrasi
|
0
|
 |
Partizani
|
0
|
 |
Pogradeci
|
0
|
 |
Terbuni
|
0
|
 |
Tomorri
|
0
|
 |
Vlora
|
0
|
|
 |
 |
|
 |

|
|
 |
|
|
| Gjithçka për klubet e kampionatit shqiptar të futbollit |
 |
| “Tirana nuk shitet”,Muka driblon akuzat post-Kastrioti |
10 Mars
Trajneri-lojtar: Humbem normalisht, s’kemi lene kurre ndeshje
Ne kampin bardheblu vijon te diskutohet ende humbja me Kastriotin, ne mesditen e te shtunes. Nje humbje qe nuk eshte kaluar pa pasoja te Tirana. Trajneri dhe kapiteni i skuadres Devi Muka, ka grumbulluar lojtaret qe u aktivizuan ne kete takim, per te zhvilluar nje analize. Muka me pas eshte shprehur se formacioni dhe skuadra ne ndeshjen e rradhes do te ndryshoje, por ende nuk ka percaktuar cilet do te jene lojtaret qe do te luajne dhe cilet do te qendrojne ne pankine. Ai ka mohuar kategorikisht mundesine per nje tolerim nga skuadra e tij ndaj Kastriotit, duke e cilesuar humbjen si mungese perqendrimi.
Jeni mundur ndaj Kastriotit ne kryeqytet. Çfare ndodhi ne fushe dhe pse ky rezultat?
Ishte nje humbje e pa parashikuar. Ndoshta e kishim menduar me te thjeshte nga sa duhet, e per pasoje lojtaret neglizhuan rastet e krijuara. Nuk na mungoi motivimi ne fushem, por do te thoja qe gabuam shume ne mundesite qe na u krijuan per shenim. U ndeshkuam me nje gol nga goditjet standarte dhe me pas nuk treguam force ne fushe per te permbysur rezultatin edhe pse volum loje krijuam.
Ne formen e nje thashethemi, por dhe ne media eshte perfolur qe Tirana toleroi me paramendim Kastriotin ne ndeshjen e te shtunes, per motive qe kane lidhje me zgjedhjet e dites se sotme, ne FSHF…
Tirana nuk ka qene per asnje moment pjese e ketyre trukimeve, apo rezultateve te fiksuara. Ne nuk kemi si te tolerojme ne nje moment, kur kemi si objektiv te arrijme Besen e vendit te dyte. Ne Shqiperi eshte bere e modes te flitet dhe te gjykohen apo paragjykohen ndeshje te shumta. Njerezit do te flasin pasi kane te drejten e tyre per ta bere kete edhe nese do te mos i lejosh, uk e ben dot.
Pas ndeshjes me Kastriotin, kryebashkiaku i Vlores dhe njekohesisht presidenti i Flamurtarit eshte shprehur se asnje prej drejtuesve te Tiranes nuk eshte i mirepritur ne stadium ne ndeshjen qe ju do te luani ne fundjave dhe gjithashtu eshte shprehur se vlonjateve qe luajne ne skuadren bardheblu, duhet ti vije turp per ate çfare ndodhi te shtunen ne “Selman Stermasi”.
Nuk dua te komentoj keto deklarata per momentin, pasi mendoj per ndeshjen. Ne ditet ne vazhdim do te flasim serish. Tirana do te udhetoje drejt Vlores per te fituar. Ne jemi ne nje moment qe na duhen piket per te konsoliduar pozitat ne vendin e trete, e me pas do te synojme te arrijme dhe Besen e vendit te dyte.
Vazhdoni te flisni per objektiva. Mundet Tirana te pretendoje vendin e dyte ne nje moment qe Laçi ju eshte afruar me vetem 1 pike, duke ju rrezikuar seriozisht vendin e trete ne klasifikim?
Nuk mendoj se eshte keshtu. Pas kesaj jave, diferenca me Besen eshte serish pese pike dhe ne loje jane edhe dhjete ndeshje. Duhet te rikthehemi te fitorja qe ne kete fundjave e me pas te bejme llogaritje pikesh.
Per t’u rikthyer te skuadra dhe levizjet ne fushe. Do te kete ndryshime pas humbjes me Kastriotin?
Nuk e kam vendosur akoma se kush do te luaje ne fundjave kunder Flamurtarit, pasi eshte ende heret. Ndryshime dhe levizje do te kete.
Osmani dhe Dabulla kunder Kastriotit kane qendruar ne pankine. Jane ne planet tuaja per ndeshjet e rradhes kete dy futbolliste?
Po normalisht qe po. Si Osmani ashtu dhe Dabulla do te luajne ne ndeshjen e rradhes.
Do te riktheheni ne fushe kete jave per te luajtur?
Nuk e di ende kete. Nuk luaj prej shtate javesh dhe me duhet te gjej formen me te mire per t’u rikthyer ne fushe. Deshira eshte e madhe por do te vendos vetem nje dite para ndeshjes me Flamurtarin.
|
|
 |
|