Kat. Superiore
Skenderbeu 6
Flamurtari 6
Laci 4
Elbasani 4
Vllaznia 4
Dinamo 3
Kastrioti 2
Tirana 1
Shkumbini 1
Teuta 1
Bylis 0
Besa 0
Kat. E pare
Ada 0
Apolonia 0
Beslidhja 0
BilishtSport 0
Burreli 0
Gramozi 0
Gramshi 0
Kamza 0
Luftetari 0
Lushnja 0
Mamurrasi 0
Partizani 0
Pogradeci 0
Terbuni 0
Tomorri 0
Vlora 0
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Gjithēka pėr klubet e kampionatit shqiptar tė futbollit
Skandali, denoncohet lojtari: Vuri bast pėr humbjen e skuadrės sė tij
10 Shkurt   “Viktima” ėshtė Kaēi i Apolonisė, ndeshja Shkumbini-Apolonia 3-0



Njė mbledhje me pėrmasa tė jashtėzakonshme, e mbajtur dje nė mesditė nė klubin Apolonia, ka prodhuar njė sėrė vendimesh esktreme dhe tė paprecedenta nė futbollin shqiptar. Lojtari i skuadrės fierake, Albert Kaci, qė sot mund tė jetė njė ēeshtje mė vete, jo vetėmn pėr komisionet juridike tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, por gjithashtu dhe pėr Prokuorinė. Klubi fierak disponon prova tė pakundėrshtueshme, midis tė tjerave dhe vetė rrėfimin e lotjarit se ka luajtur sė paku 10 mijė dollare nė njė pikė bastesh, qė skaudra e tij tė humbiste jo vetem ndeshjen por dhe pjesen e pare te saj – ne “termat” e basteve 1/1 – ne transferten kunder Shkumbinit, tė luajtur disa javė mė parė. Lojtari nė presion, apo I penduar, gjatė mbasdites se djeshme, e ka pranuar se e ka bėrė njė gjė tė tillė, por ka shtuar qė veshtirėsitė financiare e kanė detyruar qė tė vepronte kėsisoj.

Ngjarja – Ditėn e premte, shefi i klubit tė Apolonisė, Iljaz Haxhiaj ka pasur sinjalizime tė forta se lojtarėt e skuadrės sė tij kishin vepruar nė dėm tė ekipit, duke mos u impenjuar si duhet nė njė ndeshje te kėtij kampionati, ate kundėr skuadrės sė Shkumbinit. Sigurisht qe fakti qė ndeshja ka perfunduar me rezultatin 3-0 ia ka shtuar dhe mė dyshimet. Pasi ka vėnė nė dijeni drejtuesit e presidencės, Haxhiraj, sėbashku me organet e larta tė klubit kanė vendosur qė ta pezullojnė futbollistin Kaēi pėr ndeshjen kundėr Flmaurtarit. Njė burim zyrtar nė klub shpjeogn se: “Pėrpara ndeshjes me Flamurtarin ka pasur njė mbledhje nė skuadėr dhe meqėnėse takimi ishte nė prag, Lika ka vendosur t’i komunikoje Kaēit se nuk do tė luajė. Kaēi, sigurisht ka mėsuar arsyen, por nuk ka qenė dakord. Madje ka ngritur tonet duke i thėnė trajnerit se, “jane tė tjerė, ata qė kane vepruar nė dėm tė skuadrės”. Trajneri i ka thėnė lotjarit qė, ēėshtja do tė diskutohet nė mbledhje tė pėrmasave tė mėdha ditėn e hėnė. Vetė lotjari ka reaguar rėndė, duke u ndierė i fyer nga akuzat”.

I njėjti burim theksoi gjithashtu se, drejtuesit e klubit kanė pasur shumė dyshime dhe per ndeshjen ndėrmjet Apolonisė dhe Kastriotit tė luajtur nė “ditėn e fundit tė Karishikut”. Siaps kėtij burimi, lojtarėt janė zėnė me grushta me njeri - tjetrin nė dhomat e zhveshjes, sepse nuk kanė qene dakord me mėnyrėn se si e kanė “luajtur” takimin nė kompanitė e bastveve.

Mbldhja – Dje nė mesditė, nėn “shoqėrinė” e toneve tė ashpra, drejtuesit e klubit janė ballafaquar me futbollistin Kaēi. “Kaēi ishte lojtari qė shkaktoi penalltinė nė ndeshjen kunder Shkumbinit – tha burimi zyrtar – kjo i vuri kapak anės teknike. Ky futbollist dėshironte qė Apolonia tė humbiste dhe pjesen e pare, dhe pjesen e dytė. Kjo ėshtė fatale. Fillimisht nė mbledhje, lojtari e mohoi ta ketė bėrė kėtė veprim. Ai tha se ka tė tjerė nė skuadėr qė bėjnė gjėra tė tilla, por nuk dha emra. Ai tha se do tė pranonte dhe burgun dhe nuk do tė jepte emra. Pas ballafiqimit qė shefi i klubit i bėri me njė ndėr ata tė cilėt e kishin ndihmuar Kaēin tė vinte shumėn nė lloto, futbollisti u dorėzua. Ai, nė sy tė tė gjithėve, e pranoi qe kishte vene 10 mijė euro pėr kėtė ndeshje. Ai u justifkua me faktin qė, ishte nė njė moment te veshtire financiar. Madje, ai ka telefonuar dhe trajnerin Lika, duke iu lutur qė masa ndaj tij tė mos ishte ekstreme”.

Dyshimet – Klubi Apolonia dyshon se eshte njė rrjet futbollsitėsh, tė cilet kane vepruar shpesh nė kurriz tė skuadrės dhe nė interesin e tyre financiar. “Nuk mund te trukosh njė ndeshje i vetėm – thotė burimi zyrtar – Kaēi ka vėnė paratė, por dhe disa lojtarė duhet ta kenė ndihmaur nė fushė, pėr tė realizuar “skenarin” e duhur. Duhej humbur ndeshja ne te dyja pjesėt dhe njė futbollist nuk majfton. Hetimet sapo kane filluar”.

Hetimet – Drejtuesit e Apolonise kanė sinjalizuar ata e Federatės Shqiptare tė Futbollit per njė ceshtje tė tillė. Sipas orientimit qė, ēėshtjet e drejtėsisė sportive duhet tė konsumohen fillimisht nė organet e federatės e mė pas nė ato shteterore, klubi fierak kėrkon dėnim maksimal sportiv per autorėt e ngjarjes. Por ata nuk duan ta lėnė ēėshtjen me kaq. Duke qėnė se kanė dyshime per emra dhe per ndeshje tė tjera, ata kanė kėrkuar nga Prokruroia zbardhjen e ēėshtjes, duke kerkuar dhe tabulatet e telefonave qė kane bere futbollistet e skuadres gjatė ketij edicioni.

© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news