Kat. Superiore
Skenderbeu 6
Flamurtari 6
Laci 4
Elbasani 4
Vllaznia 4
Dinamo 3
Kastrioti 2
Tirana 1
Shkumbini 1
Teuta 1
Bylis 0
Besa 0
Kat. E pare
Ada 0
Apolonia 0
Beslidhja 0
BilishtSport 0
Burreli 0
Gramozi 0
Gramshi 0
Kamza 0
Luftetari 0
Lushnja 0
Mamurrasi 0
Partizani 0
Pogradeci 0
Terbuni 0
Tomorri 0
Vlora 0
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Gjithēka pėr klubet e kampionatit shqiptar tė futbollit
Jeta e re e Memellit: Nė Vlorė po rilind!
10 Shkurt   Dy gola tė shėnuar nė tre javė, mė shumė se nė tė gjithė sezonin me Tiranėn: “Ndjehem mirė dhe mund tė qėndroj edhe sezonin e ardhshėm





Sulmuesi Migen Memelli, edhe pse ka vetėm tre javė qė luan me fanellėn e Flamurtarit, ėshtė kthyer nė njė “hero” pėr tifozerinė vlonjate. Ndoshta janė dy golat e shėnuar nė tre ndeshjet qė ka zhvilluar deri tani, qė kanė injektuar kėtė respekt nė ēdo ambient tė qytetit. Gjithesi, vetė Memelli, qė ka filluar tė ndihet “lab” nė shumė drejtime, shprehet se ky ėshtė vetė fillimi nga ajo qė kėrkon tė bėjė tek skuadra e Flamurtarit, pėr ndeshjet e kėtij kampionati.

- Me dy golat e shėnuar deri tani, duket se keni fituar zemrat e vlonjatėve. E prisnit?

- Mė vjen mirė qė ndodh kėshtu. Nė fakt, nuk e kisha menduar qė do tė ndihesha kaq shpejt “lab” kėtu nė Vlorė. Ajo qė mė bėn tė ndihem shumė mirė ėshtė qė unė tashmė kam formuar mendimin se vlonjatėt e duan shumė futbollin dhe Flamurtarin. Sa pėr golat e shėnuar deri tani, ju them se unė kam ardhur nė Vlorė pėr bėrė detyrėn time si sulmues, pėr ta ndihmuar fort kėtė skuadėr qė tė dalė nga gjendja jo e mirė e pjesės tė parė tė kampionatit. Dhe tashmė pas njė pjese tė parė tė vėshtirė, ndihem nė formė.

- Dhe duket se deri tani gjėrat po ecin sipas parashikimeve?

- Nuk mund tė them se gjithēka ka ecur plotėsisht sipas parashikimeve. Nė tre ndeshje tė zhvilluara kemi marrė vetėm gjashtė pikė, kur mundėsitė ishin pėr mė tepėr. Gjithesi ėshtė pozitiv fakti qė e gjithė skuadra e ndien pėrgjegjėsinė pėr vendin qė ka nė klasifikim. Unė i jap tė drejtė trajnerit Magani, kur thotė se ēdo ndeshje pėr Flamurtarin ėshtė njė finale.

- Meqėnėse pėrmendėt ndeshjen e humbur me Shkumbinit, sa pėrgjegjės jeni ndier pėr humbjen e penalltisė?

- Nė kėtė rast nuk dua tė shtoj asgjė dhe tė justifikohem pėr penalltinė e humbur. Pas ndeshjes nė dhomat e zhveshjes u jam drejtuar me kėto fjalė shokėve tė skuadrės: “Ēuna kėtė ndeshje e kam humbur unė”. Tė gjithė heshtėn pėr njė ēast dhe me njė zė m’u pėrgjigjėn “Penallti kanė humbur dhe futbollistė tė mėdhenj”. Kėto fjalė mė bėn tė reflektoj nė dy ndeshjet e tjera.

- Sa pėrshtypje ju ka bėrė fakti qė tifozeria vlonjate ka qenė kontestues pėr ju sezonin e kaluar, tani ju vlerėson si njė “hero” tė skuadrės tė tyre?

- Ėshtė pak e tepėrt fjala hero, pėr njė sulmues si puna ime qė kėrkon tė bėjė mė tė mirėn pėr skuadrėn, tifozėt dhe drejtuesit e skuadrės, nė veēanti pėr presidentin Gjika do tė ishte mirė tė mė vlerėsoni thjesht si njė qytetar mė shumė i Vlorės.

- Sa pėr kontestimet e bėra mė parė nuk ka problem. Me golat qė po shėnoj pėr Flamurtarit unė vlonjatėt po i bėj miq tė vėrtetė .

- Ju pėlqen qyteti i Vlorės ?

- Tė gjithė e dinė qė unė jam pogradecar dhe jam rritur me liqenin. Tani qė jam nė Vlorė ndihem pėrsėri mirė duke qenė se marr aromė deti. Aq shumė mė pėlqen ky qytet sa sė bashku me tė fejuarėn, kur kemi kohė tė lirė duam tė shkelim ēdo pjesė tė Vlorės.

- Sa tė vėshtirė e keni pasur pėr t’u pėrshtatur me skuadrėn?

- Kur firmosa kontratėn pėr Flamurtarin, duheshin vetėm tre ditė nga ndeshja ime e parė me kėtė skuadėr dhe dikush edhe mund tė jetė shprehur me rezerva pėr pėrshtatjen time kėtu. Por fakti tregoi tė kundėrtėn. Nuk kam hasur vėshtirėsi fare nė kėtė drejtim. Kėtu kanė meritė tė gjithė djemtė e skuadrės tonė.

- Sa e vuani faktin qė kampionatin e kaluar u shpallėt golėshėnuesi mė i mirė, kurse tani jeni shumė larg kėtij objektivi?

- Shpesh herė e kujtoj kėtė gjė dhe tė jem i sinqertė ndiej nostalgji. Kėtė kampionat nuk kam pasur atė ecuri qė duhet pėr golat e shėnuar. Vetėm njė gol kam tek Tirana dhe dy tek Flamurtari. Kam shumė tė qartė qė janė pak, por kėtu ka ndikuar edhe ajo qė pjesėn e parė tė kampionatit kam qenė i dėmtuar gjatė.

- Do tė bėheni pjesė e garės pėr golashėnuesin mė tė mirė?

- Ėshtė njė objektiv i vėshtirė pėr t’u realizuar nė kėtė kampionat. Mė mirė do tė zgjedh njė objektiv mė konkret, qė ėshtė synimi qė golat e mi tė ndihmojnė Flamurtarin nė kėtė kampionat.

- Duket se shqetėsoheni jo pak nga ndėrhyrjet e rėnda tė mbrojtėsve?

- Futbolli ėshtė dyluftim dhe do tė ketė edhe ndėrhyrje tė tilla. Por kur ato janė tė qėllimshme tė sjellin shqetėsime. Mė ka ndodhur kėshtu edhe nė kėto ndeshjet e fundit, por nė ēdo rast mundohem t’i harroj ato. Futbolli luhet mė shumė me kėmbė dhe mua mė duhen ato, ndaj nė ēdo luftim pėrpiqem t’i shmag sa mė shumė ndėrhyrjet e rėnda qė mė bėhen.

- Sa optimist jeni qė Flamurtari, jo vetėm do t’i shpėtojė rėnies nga kategoria, por dhe qė ka shumė shanse pėr tju bashkuar grupit tė mė mirėve ?

- Me pikėt dhe vendin qė keni nė klasifikim duhet tė jemi me kėmbė nė tokė. Njė pjesė e mirė e skuadrave janė shumė pranė njėra-tjetrės. Le t’i marrim ndeshjet me rradhė, duke bėrė kujdesin e duhur ne secilėn prej tyre. Na duhet tė luajmė pa ufori dhe synojmė tė marrim pikė edhe nė ndeshjet jashtė fushės tonė. Optimizmi qė unė shpreh ėshtė se llogaritė do t’i bėjmė nė fund tė kampionatit. Ndoshta do tė ndodhė ajo qė kėrkon e gjithė tifozeria vlonjate dhe presidenti Gjika, qė Flamurtari tė rritet dhe tė marrė atė qė i takon nga ky kampionat.

- Nė Vlorė flitet se mund tė rinovoni kontratėn edhe pėr sezonin e ardhshėm te Flamurtari?

- Pėr momentin po mendoj tė mbyll mirė kėtė kampionat te Flamurtari. Ka ende kohė pėrpara pėr tė menduar dhe pėr tė bėrė njė zgjidhje tė tillė. Por edhe mund tė ndodhė qė tė rinovoj. Mė mirė tė presim edhe ca muaj tė tjerė pėr tė folur mė konkretisht pėr kėtė ēėshtje.

© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news