Kat. Superiore
Skenderbeu 6
Flamurtari 6
Laci 4
Elbasani 4
Vllaznia 4
Dinamo 3
Kastrioti 2
Tirana 1
Shkumbini 1
Teuta 1
Bylis 0
Besa 0
Kat. E pare
Ada 0
Apolonia 0
Beslidhja 0
BilishtSport 0
Burreli 0
Gramozi 0
Gramshi 0
Kamza 0
Luftetari 0
Lushnja 0
Mamurrasi 0
Partizani 0
Pogradeci 0
Terbuni 0
Tomorri 0
Vlora 0
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Gjithēka pėr klubet e kampionatit shqiptar tė futbollit
Tifo si ne stadium nw prezantimin e Skernderbeut te ri
10 Shkurt   Sponsoret e rinj, trajneri dhe lojtaret dalin para tifozeve: “Vitin tjeter jemi per titull”



Njė mbrėmje si e djeshmja vėshtirė tė jetė parė mė parė ne Korēe. Pėr shumė arsye. Mbi tė gjitha, sepse njė skuadėr nuk ka pasur mė parė kaq shumė dashamirės pėr ta kthyer ne nje ekip tė njė niveli krejt ndryshe. Pėr tė ardhur tek gjithė ata tifozė, tė cilėt kanė qenė mė tė shumtė se nė njė ndeshje kampionati. Tė gjithė tė gėzuar. Sepse nga kjo ditė, Skėnderbeu ka pėr tė qenė skuadra pėr t’u ndjekur, por akoma mė tej ekipi qe do te rivalizoje fort ne kampionat. Pak a shumė, kėshtu e ka perkufizuar kete dite edhe presidenti i kėsaj skuadre, Agim Zeqo. “Sezonin e ardhshem, Skėnderbeu jo vetėm do tė jetė nė Kupat e Europes, por akoma mė tej tė gjithė sė bashku do tė kėrkojme titullin kampion. Gjė e cila me gjithė kaq personalitete tė biznesit qe jane afruar, gjithēka ėshtė e mundur. Dhe per kete, nga e hėna e ne vazhdim, Skėnderbeu nuk ka pėr tė qenė mė ajo skuadra qė hyn e del nga Superiorja, por njė ekip qė ka pėr tė diktuar futbollit tonė. Sepse kaq shumė pėrsonalitete tė njohura tė biznesit tonė nuk i kanė pare asnjėhere ekipet e futbollit”, shprehet presidenti Zeqo. Pėr kėtė, pallati i sportit te qytetit mė tė madh juglindor tė vendit ėshtė dukur aq i vogėl nė kėtė ditė tė parė tė kėsaj jave aq sa duhej njė sallė tjetėr pėr t’i futur brenda tė gjithė tifozėt korēarė tė cilėt nė kėtė natė kanė qenė padyshim tifozėt mė tė lumtur ne Shqiperi. “Nuk di tė ketė ndodhur me njė tifozeri tjetėr nje gje e tille. Tė gjithė tė gėzuar dhe tė rrethuar nga njė flamur i stėrmadh i nje prej skuadrave mė tė vjetra te futbollit tonė”, vazhdon Zeqo. Kur tė gjithė donatorėt kanė hyrė nė sallėn e kėtij pallati, tė gjithėve u ėshtė dukur sikur ishin nė njė ndeshje tė madhe futbollit. Zeqo ben te ditur se rikthehet ne kete pallat sporti pas 20 vitesh kur ndiqte lojėn e basketbollistėve, Shehu e Koleci. Nė kėtė ditė tė parė tė kėsaj jave, tė gjithė kanė qenė tė ngarkuar me emocione tė forta. Deputeti i kėtij qyteti, Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka gjetur rastin tė falenderoje te gjithė kėta bisnesmene qe kane pranuar te jene pjesė e kėsaj skuadre, por ka shkuar mė tej kur ka bėrė tė njėjtėn gjė pėr kryebashkiakun Peleshi qė ėshtė treguar i gatshėm pėr njė bashkėpunim si ky. Me njė ngarkesė tė tillė ka qenė edhe Peleshi pasi me kaq shumė personalitete biznesi, skuadra e qytetit tė tij do tė jetė nė majė tė futbollit shqiptar. Nuk ishin parė asnjehere me nje emocion te madh deputetėt Gjergji Papa e Edmond Spaho, ashtu siē ishin te ngarkuar emocionalisht edhe prefekti Andrea Mano e kryetari i qarkut Ilo Milo. Pėr tė ardhur tek emocionet e Agim Zeqos e Zamir Manes tė rritur nė kėtė qytet, pėr tė kaluar tek Irfan Hysenbelliu e Grigor Joti, tė cilėt fati i solli nė njė atmosferė kaq tė madhe jo thjeshtė sportive. Trajneri Mirel Josa ka folur shkurt, por gjithsesi nuk ka harruar tė falenderoje pėr punėn e bėrė nga trajnerėt Haxhiu e Marko.

© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news