Kat. Superiore
Skenderbeu 6
Flamurtari 6
Laci 4
Elbasani 4
Vllaznia 4
Dinamo 3
Kastrioti 2
Tirana 1
Shkumbini 1
Teuta 1
Bylis 0
Besa 0
Kat. E pare
Ada 0
Apolonia 0
Beslidhja 0
BilishtSport 0
Burreli 0
Gramozi 0
Gramshi 0
Kamza 0
Luftetari 0
Lushnja 0
Mamurrasi 0
Partizani 0
Pogradeci 0
Terbuni 0
Tomorri 0
Vlora 0
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Gjithēka pėr klubet e kampionatit shqiptar tė futbollit
Dorėheqja e Dedes:“Kėtu luftohet me ‘mullinjtė e erės’,dhe unė s’jam kukull”
10 Shkurt   Zv.trajneri largohet mes polemikave: Tafaj i’u ankua presidentit se nuk mora pjesė nė sherrin e derbit, nga ai moment s’kisha mė raporte me tė





Dje nė “Skėnder Halili”, pak minuta para se Tirana tė nisė seancėn e rradhės stėrvitore, ka ndodhur ajo qė pritej. Nevil Dede, zv/trajneri i Tiranės, ka zgjedhur tė largohet nga skuadra pėrfundimisht. Ka marrė ēantėn sė bashku me rrobat sportive dhe ėshtė takuar me tė gjithė lojtarėt e skuadrės, duke u komunikuar lajmin dhe duke u uruar suksese nė tė ardhmen. Arsyet dhe shpjegimet qe Dede, jep pėr kėtė vendim tė tij janė tė shumta dhe komplekse. Me trajnerin Tafaj, marrėdhėnia ėshtė prishur qė pas humbjes dhe polemikave qė derbi me Dinamon, prodhoi. Qė pas atij 90 minutėshi, Dede ka nisur tė reflektojė mbi tė ardhmen e tij. Nė vazhdimėsi qė pas asaj mbrėmje dhe deri dy ditė mė parė(kur pėrfundimisht vendosi tė largohej nga skuadra), mes tij dhe presidentit Halili ka pasur kontakte tė vazhdueshme. Dede ka kėrkuar largimin e trajnerit Tafaj, pasi tė dy bashkė sipas tij ishte e pamudur tė vazhdohej. Nuk ka ndodhur kėshtu dhe zv/trajneri ka zgjedhur tė mos jetė mė pjesė e Tiranės.

Vendosėt tė largoheshit nga Tirana. Cilat janė motivet qė ju shtynė tė merrnit kėtė vendim?

Arsyet janė tė shumta dhe komplekse. Ishte e pamundur qė unė tė vazhdoja punė nė skuadėr, nga mėnyra se si rrodhėn ngjarjet qė pas derbit me Dinamon. Kam mė shumė se 10 ditė, qė mendohem pėr tė vendosur pėr tė ardhmen time dhe pasi reflektova qetėsisht mbi gjithēka ka ndodhur, zgjodha tė largohem. E pėrsėris qė arsyet janė tė shumta. Me trajnerin Tafaj nuk mund tė vazhdoja tė punoja.

Pėrmendėt derbin dhe incidentet. Ēfarė ndodhi nė derbi qė mė pas, siē thoni, kuptuat pamundėsinė pėr tė vazhduar punėn si pjesė e stafit tė Tiranės?

Pėr ta nisur analizėn si duhet, dua tė pėrmend se ēfarė ndodhi nė derbi. Deri nė momentin qė ne po fitonim ishte gjithēka shumė mirė. Ishim nė fushė me 10 lojtarė dhe po e poshtėronim Dinamon, nė tė gjitha aspektet, nė fushėn e lojės. Mė pas, rrjedha e ngjarjeve ndryshoi. Incindentet qė ndodhėn nė fund tė takimit, nuk kishin asnjė lidhje me Tiranėn. Nuk i shkon pėr shtat kėsaj skuadre qė tė prodhojė incidente tė atilla, duke prishur imazhin e mirė qė ky klub ka pasur gjithmonė.

I referoheni incidenteve qė prodhoi trajneri Tafaj me futbollistin Bakaj?

Gjakrat u ndezėn dhe tė gjithė u acaruan shumė nga mėnyra se si morėn rrjedhė ngjarjet. Ishte e pahijshme pėr Tiranėn.

Ēfarė ndodhi mė pas?

Mė pas ndodhi qė Tafaj i kishte thėnė presidentit Halili, qė unė nuk isha bėrė pjesė e sherrit dhe kisha qėndruar pasiv. Kjo nuk mė pėlqeu kur e mėsova. Ne duhet tė kishim folur sė bashku pėr tė analizuar se ēfarė ndodhi dhe pėr atė qė do tė ndodhė nė vijim. Kjo nuk ndodhi.

Keni folur mė pas me trajnerin Tafaj, pas derbit pėr ato qė ndodhėn nė fund tė ndeshjes?

Jo, nuk jemi ulur tė flasim pėr asnjė moment. Duhet qė stafi por dhe drejtuesit e klubit, tė uleshin pėr tė analizuar se cili ishte problemi qė ndeshja shkoi, ashtu si shkoi. Tė keqen fillimisht duhet tė kėrkosh te vetja dhe jo te tė tjerėt. Te Tirana gjatė kėtyre pesė muajve qė unė kam qenė pjesė e stafit pėr asnjė moment nuk ka pasur njė analizė qoftė teknike, apo dhe analizė pėr tė evidentuar problemet. Kjo nuk tregon seriozitet pėr njė klub futbolli.

Flitet qė ju dhe Tafaj keni pasur polemika dhe debate me njėri-tjetrin. Cila ka qenė marrėdhėnia juaj gjatė periudhės sė fundit?

E thashė dhe mė parė, se pas derbit me Dinamon ka qenė e pamundur tė punonim sė bashku. Albani ka menduar qė unė doja t’i merrja postin e trajnerit dhe ėshtė ankuar te presidenti Halili. Nuk e kam menduar pėr asnjė moment, t’i zija vėndin, pasi ne e nisėm kėtė punė sė bashku dhe unė e kam ndihmuar nė drejtim pėrgjatė kėsaj kohe qė ai ka qenė trajner dhe unė zėvėndės i tij. Pse duhej qė unė tė punoja pas shpinės sė Albanit?! Unė kisha postin dhe statusin tim nė skuadėr dhe ai tė tijin. Pėr mė tepėr, do tė thoja qė nė dy ndeshjet e fundit, pėr asnjė moment nuk ėshtė konsultuar me mua. Unė kam qenė njė “kukull” nė pankinė. Nuk kam pasur tė drejtė tė merrja asnjė vendim, nuk mund tė bėja asnjė lėvizje apo diēka tė ngjashme nė drejtim tė skuadrės. Nuk mė duket normale qė trajneri nuk komunikon me zėvėndėsin, por zgjedh ta bėjė kėtė nė telefon me masazhatorin apo dhe ndonjė tjetėr qė ka qėndruar nė pankinė. i referohem ndeshjes me Teutėn, kur Albani fliste nė telefon me masazhatorin, apo dhe me trajnerin e portierėve. Gjithashtu edhe kėtė takim me Vllazninė, unė nė pankinė kam qenė figurant. Vendimet merreshin nga “tribuna Vip”.

Kėto janė motivet kryesore tė largimit tuaj?

Nuk besoj se janė pak. Unė dhe Albani, deri para ndeshjes me Dinamon, jemi konsultuar sė bashku dhe vendimet i kemi marrė tė dy. Nuk ka pasur arsye qė pas derbit ne tė komunikonim si “telefon i prishur”, nėpėrmjet tė tė tretėve.

Po marrdhėnia juaj me lojtarėt cila ka qenė gjatė kėsaj periudhe?

Me lojtarėt kam ruajtur njė raport mjaft tė mirė. Janė djem tė mrekullueshėm dhe futbollistė cilėsorė. E keqja nuk ėshtė te ata.

Keni biseduar me presidentin Halili?

Jam ulur pėr tė biseduar dy herė me Halilin. Fillimisht para ndeshjes me Teutėn, kur i komunikova lajmin se kisha vendosur tė jepja dorėheqjen dhe pėr herė tė dytė, tani qė e vendosa pėrfundimisht largimin tim.

Ēfarė ju tha Halili?

Herėn e parė qė komunikuam, mė ėshtė lutur qė tė qėndroja me premtimin se situata do tė zgjidhej shumė shpejt. Unė i thashė qė isha i gatshėm tė vazhdoja punėn si zv/trajner, por me kusht qė Albanin ta zėvendėsonte dikush tjetėr, pasi me tė e kisha tė pamundur qė tė punoja. Nė rastin e dytė, i komunikova largimin tim i vendosur pėr tė pėrfunduar punėn time kėtu. Kėtė levizje e bėra pėr t’i dhėnė njė mesazh tė gjithė atyre qė janė nė drejtim tė kėtij klubi. Nuk mund tė vazhdohet kėshtu. E kam fjalėn pėr presidentin, konsulentėt e tij, shefin e klubit Dimraj apo dhe kryesinė e klubit. Ėshtė e pamundur qė gjėrat tė funksionojnė nė kėtė mėnyrė.

Po thoni qė diēka duhet tė ndryshojė. Konkretisht ēfarė?

Tirana nuk ėshtė e Refik Halilit, shefit tė klubit Dimraj apo kujtdo tjetėr qė ėshtė nė drejtim. Tirana ėshtė e tė gjithėve. Ėshtė e tifozėve, njerėzve qė kanė kontribuar pėr kėtė klub, lojtarėve qė kanė bėrė diēka sado tė vogėl duke mbajtur veshur kėtė fanellė. Nuk mund tė luftosh kėdo tė del para, duke sulmuar nė ēdo moment. Nuk duhet tė bėsh Don Kishotin, qė lufton me mullinjtė e erės. Nuk ka sens.

I referoheni konfliktit mediatik mes presidentit Halili dhe atij tė FSHF-sė Armando Duka?

Nuk e kam konkretisht pėr rastin nė fjalė, por dua tė them qė nuk mund tė bėhet sulm frontal ndaj kujtdo, qė pėr njė moment mund tė tė duket i padėshiruar. Mė vjen keq pėr presidentin Halili, pasi konsulentėt e tij, ata dy-tri njerėz qė i qėndrojnė pranė, pėrfitojnė dhe luajnė me investimin qė ai bėn pėr kėtė klub.

Do tė rikthehet Dede sėrish te Tirana nė njė tjetėr moment me tė tjera kushte…?

Unė e thashė qė Tirana ėshtė e tė gjithėve atyre qė kanė shkruar qoftė edhe njė rresht nė kėtė libėr kaq tė madh.

Duke filluar nga nesėr(sot), cilat janė planet e Nevilit pėr tė ardhmen?

Do t’i pėrkushtohem mė tepėr familjes dhe do tė qetėsohem nga stresi qė pėrjetova gjatė kėtyre ditėve tė fundit. Do tė udhėtoj edhe nesėr drejt Kavajės, pėr tė parė ndeshjen e skuadrės nė Kupė pėrballė Besės. Kėto janė planet qė kam pėr momentin.

© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news