 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Skenderbeu
|
6
|
 |
Flamurtari
|
6
|
 |
Laci
|
4
|
 |
Elbasani
|
4
|
 |
Vllaznia
|
4
|
 |
Dinamo
|
3
|
 |
Kastrioti
|
2
|
 |
Tirana
|
1
|
 |
Shkumbini
|
1
|
 |
Teuta
|
1
|
 |
Bylis
|
0
|
 |
Besa
|
0
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Ada
|
0
|
 |
Apolonia
|
0
|
 |
Beslidhja
|
0
|
 |
BilishtSport
|
0
|
 |
Burreli
|
0
|
 |
Gramozi
|
0
|
 |
Gramshi
|
0
|
 |
Kamza
|
0
|
 |
Luftetari
|
0
|
 |
Lushnja
|
0
|
 |
Mamurrasi
|
0
|
 |
Partizani
|
0
|
 |
Pogradeci
|
0
|
 |
Terbuni
|
0
|
 |
Tomorri
|
0
|
 |
Vlora
|
0
|
|
 |
 |
|
 |

|
|
 |
|
|
| Gjithēka pėr klubet e kampionatit shqiptar tė futbollit |
 |
| Kuzhe, intervistė pėr njė shengen |
10 Shkurt
Trajneri i Kombėtares shqiptare: Dua qe skuadra te implementoje filozofine e casteve te mira me Portugaline
Trajneri i pėrfaqėsueses, Jozip Kuzhe ėshtė njė njeri i kujdesshėm. Nė ato qė thotė pėrgjithėsisht nuk ka batuta tė forta apo premtime tė mėdha. Pėrpiqet tu shpjegojė tė tjerėve se Shqipėria e tij dhe ejona ėshtė njė skuadėr e brishtė futbolli, por qė nėse jep 100% tė mundėsive dhe nėse ka mbėshtetje maksimale tė faktorėve tė jashtėm mund dhe ta konsiderojė veten njė ekip mesatar. Pasi ėshtė njohur me shortin, por dhe nėse nuk do ta kishte bėrė njė gjė tė tillė, Kuzhe ėshtė i qartė nė objektivat qė ka. Ndokush mund tė thotė qė nuk ka tė tilla, por trajneri e di mirė se nėse nuk e dėrgon Shqipėrinė sė paku nė vendin e katėrt nė eleminatore, atėherė pozicioni i tij nė krye tė skuadrės mund tė jetė kompromentues. 24 orė pasi goglat e mėsuan me njė sėrė skuadrash lindore Francėn dhe Luksemburgun, trajneri ka marrė avionin pėr nė Tiranė dhe nga salla e konferencave nė FSHF ka sqaruar tė interesuarit pikėpamjet e tij pėr atė qė do tė ndodhė nga shtatori e mbrapa.
Cili ėshtė objektivi juaj pėr eleminatoret e ardhshme?
Nė pėrgjithėsi objektivat pėr skuadra si Shqipėria janė tė njohura publikisht. Ne duhet tė bėjmė mė tepėr se sa kemi bėrė nė edicionet e shkuara. Duhet tė grumbullojmė sa mė shumė pikė dhe tė ngjitemi dalė nga dalė. Nuk ėshtė e thjeshtė. Po tė shihni shortin, ai mund tė konsiderohet i vėshtirė. Unė sisha pėrgatitur pėr njė short tė vėshtirė. Ne ishim nė vazon e pestė dhe kjo nuk na ndihmonte. Ndoshta do tė kisha preferuar skuadra tė tjera, por tani nuk duhet tė qajmė asgjė. Shpresojmė tė vijojmė punėn tonė dhe nė Gusht tė jemi gati pėr fillimin e edicionit.
Cilat nga skuadrat i pėrshtatet lojės sė Irlandės sė Veriut me tė cilėn do tė bėjmė njė miqėsore?
Qesh
e dini ku doni tė dilni. Unė e di qė Irlanda e Veriut nuk gjason me asnjė prej skuadrave, por nė kompleks kjo ndeshje na shėrben shumė. Irlanda e Veriut ėshtė njė skuadėr e vazos sė tretė. Nė letėr unė mendoj qė ėshtė po aq e vėshtirė sa dhe Bjellorusia e Bosnja. Pra, pėr ne ėshtė njė test ndaj njė ekipi pak mė tė fortė se nė Tiranė. Ajo qė mė pėlqenė ėshtė qė Irlanda e Veriut ėshtė njė skuadėr qė i merr seriozisht miqėsoret. Ata janė nė proces rritjeje ashtu si duam tė jemi dhe ne. Nėse luan miqėsore kundėr njė ekipi tė madh ai vjen nė Tiranė i pamotivuar. Por, nėse luan kundėr njė ekipi tė vogėl gjithashtu rrezikon tė fitosh e tė futesh nė eufori. Irlanda e Veriut ėshtė kundėrshtar ideal, pavarėsisht se ka tipare tė ndryshme nga rivalėt tanė. Nė Maj ose Qershor ne do tė pėrpiqemi tė bėjmė njė miqėsore ashtu sikundėr dhe nė Gusht. Kėto skuadra do ti pėrshtasim me rivalėt.
E vėrtetė qė doni ta nisni me Francėn?
Po kjo ėshtė dėshira ime, por gjėrat do tė konsumohen nė mbledhjen qė do tė bėjmė nė Luskemburg nė 19 Shkurt. Ne vendosim pak nė kėtė pikė. Unė kam thėnė qė dua tre ndeshjet e para kundėr Francės, Luksenburgut dhe Bjellorusisė. Tė parėn dhe tė tretėn nė Tiranė.
E dini qė Bjellorusia na ka mundur nė Tiranė 4-2 tre vite mė parė?
Po e dija, madje e kujtova njė gjė tė tillė me trajnerin e tyre Stange. E dini cfarė mė tha: janė thėnė gjėra tė mėdha pėr ne pėr atė ndeshje, por nuk besoj se kemi luajtur mė mirė se Shqipėria. Mė tha qė kishte fat. Shpresoj qė kėtė radhė fati tė jetė nė anėn tonė.
As me Rumaninė nuk ėshtė se kemi kujtime tė bukura?
6-1 nuk ndodh pėrditė. Nuk besoj se ndeshjet janė tė gjithė njėsoj.
Bariē, njė ndėr trajnerėt mė tė suksesshėm tė Shqipėrisė morri 11 pikė nė njė grup me 7 skuadra. A mund tė bėjmė mė shumė?
Po unė pres tė marr mė shumė pikė. Jam i sigurtė se mund ta bėjė kėtė.
Por sa pikė do tė arijm gjithsej?
Tani unė e njoh skuadrėn, i njoh lojtarėt. Tani kėrkoj tė pėrmirėsojmė shumė gjėra, pėr ta bėrė lojėn tonė mė tė fuqishme. Nėse luajtėm me sukses nė disa momente kundėr Portugalisė, ne duhet qė kėtė ta implementojmė edhe nė ndeshjet qė kemi pėrpara. Duhet tė kemi ambiciet tona. Duhet tė ndėrtojmė njė ekip qė tė ketė kėtė filozofi. Opinioni im ėshtė tė ndėrtojmė njė skuadėr akoma mė tė fortė dhe unė shpresoj se ne mund tė marrim disa pikė kundėr ekipeve tė forta. Nėse ju doni tė arrini diēka nė kėto eleminatore, ideale do tė ishte 20-22 pikė. Nuk dėshiroj tė bėj spekulime, se do tė arrij kėtė apo do tė bėj atė gjė. Dėshiroj ta shoh situatėn ndeshje pas ndeshjeje. Tė ndėrtojmė skuadrėn tonė, ndoshta shumė ambicioze. Gjithsesi, nuk dėshiroj aspak ti bėj bisht pyetjes. Do tė ishte mė mirė ta thosha, pasi tė shihnim edhe rezultatet e fillimit tonė e mė pas tė ndėrtonim programin tonė nė lidhje me pikėt.
Kur flasim pėr objektiva, vendi i tretė ose i katėrt ėshtė njė dėshirė e juaja apo kėrkesė e presidentit Duka?
Jo, ne kemi folur bashkė me presidentin nė njė atmosferė shumė tė kėndshme rreth kėtyre kualifikimeve, por saktėsisht nuk kemi folur pėr objektiva, ose nuk u pėrmendėn pėr momentin, diēka e tillė, qė ne duhet tė arrijmė kėtė pozicion. Tė dy, edhe pse ishim tė mėrzitur nga ekipet qė na ranė nė grupin, ishim optimist nė bisedėn e djeshme (tė dielėn nė Varshavė). Unė besoj se do tė krijojmė njė atmosferė tė mirė, programin tonė dhe unė shpresoj se do tė arrijmė rezultate tė mira.
Tė paktėn keni evituar Kroacinė?
Ok, nė lidhje me Kroacinė do tė ishte njė ndeshje shumė speciale, shumė emocionale dhe tepėr stresuese pėr mua. Ju e dini qė unė jam kroat. Sė pari, Kroacia ėshtė njė ekip shumė i mirė dhe nuk ėshtė e lehtė tė fitosh e tė arrish rezultat; sė dyti, ėshtė njė stres special, pasi ndonjėherė emocionet mbizotėrojnė. Ju duhet tė bėni lojėn tuaj dhe tė fitoni. Gjithsesi, nėse ju luani nė Zagreb pėrballė 40-50 mijė shikuesve dhe dikush do tė kėrkonte tė fitoja nuk do tė ishte e lehtė pėr mua. Mė duhet tė deklaroj se nuk do tė isha i lumtur tė luaja kundėr Kroacisė. Nga ana tjetėr, Bosnja ėshtė diēka tjetėr. Bosnja ėshtė krejtėsisht njė vend tjetėr. Unė e respektoj nė gjithēka qė ka bėrė, por nuk ndjej asnjė lloj emocioni kur tė pėrballem kundėr tyre.
Sa i vėshtirė ju duket grupi jonė kualifikues. Mund tė jepni njė notė pėr tė?
Nėse mė pyesni mua pėr tė dhėnė njė vlerėsim me nota nga 1 nė 10, se sa i fortė ėshtė grupi ynė, (qesh)...unė do tė thosha se ėshtė shumė e vėshtirė, por nė opinionin tim ėshtė diēka qė unė nuk do tė pėlqeja ta thosha. Nuk e di, ndoshta 7 apo 8. Ėshtė shumė e vėshtirė, mė besoni.
Dimė kundėrshtarėt, por ndoshta nuk dimė Shqipėrinė. Si ka ecur puna me ndėrtimin e njė skuadre solide?
Mė duhet sė pari tė ndėrtoj programin dhe tė pėrzgjedh lojtarėt e duhur pėr tė fituar pikėt. Sė pari, dua tė sqaroj se kur erdha gjashtė muaj mė parė, nuk njihja asnjė nga lojtarėt, nuk kisha asnjė informacion mbi futbollistėt e mi. Ne patėm disa momente tė mira nė ndeshjet tona si ato kundėr Portugalisė, kundėr Danimarkės, kundėr Suedisė jo dhe aq tė mira. Kjo edhe pėr shkak tė pozicionit e momentin kur nisa punėn si trajner (i Shqipėrisė).
A e dini qė kundėr Luksemburgut duhen patjetėr 6 pikė?
Nėse nuk do ti merrnim kėto 6 pikė sigurisht do tė ishte njė gjė e keqe jo vetėm pėr skuadrėn, por dhe pėr mua si trajner. Nuk e shmang kėtė pėrgjegjėsi.
Nėse nė fushėn tonė ne tregohemi pėrgjithėsisht njė skuadėr soldie, atje ku vuajmė ėshtė jashtė fushe. A mund tė fitojmė ndonjė ndeshje jashtė fushe?
Duhet tė bėjmė njė analizė konkrete. Nėse pyesni njė tėc huaj atėherė ai ju thtoė jo. Por, unė mund tė them kudo. Ok, do tė kemi vėshtirėsi. Rumania nuk i diskuton pėrgjithėsisht ndeshjet me kundėrshtarėt si ne, ndėrkohė qė Bosnja ka njė tifozėri shumė tė zjarrtė. Me Bjellorusinė di qė Shqipėria ka barazuar. Pra situata ėshtė komplekse.
Pėrjashtuat Francėn?
Do tė jenė dy ndeshje tė mėdha, por do isha i ēmendur nėse do thoja qė do ti fitojmė ato dy takime.
|
|
 |
|