Bogdani: “Mirë sulmi, por unë pres ta shoh edhe me Salihin!”
 Anton Cicani  25/5/2012

Ndërsa skuadra stërvitet, ai qëndron jashtë, në pritje ta thërrasë trajneri dhe, ndërkohë, bën pompa. Bogdani s’dëshiron të qëndrojë një minutë i qetë dhe është gjithmonë në lëvizje, edhe kur ndoshta ndonjëherë mjafton të ulesh dhe të presësh… Me Katarin shënoi golin që vendosi rekordin e tij, por me modesti nuk ngjitet në “parajsë”: “Numrat s’I shoh, por rezultatet e ekipit!”.

 

- Erjon, një gol në miqësoren e Katarit që ju ka bërë të vendosi rekordin e ri në kombëtare, pasi keni shkuar në kuotën 16-të, duke kaluar edhe Alban Bushin, që është sot menaxheri i kombëtares kuqezi. Një arritje personale?

- Të them të drejtën, nuk jam fort i dhënë pas numrave dhe statistikave, pasi me këtë punë merren gazetarët, komentatorët dhe analistët. Detyra ime është që të shënoj dhe të jap maksimumin me skuadrën përfaqësuese. Sigurisht, më bëhet shumë qejfi dhe jam krenar që kam arritur këtë kuotë të rëndësishme golash, por s’dua të ndalem me kaq.

- Këtë herë shënuat me penallti, por trajneri ishte i kënaqur edhe nga ajo që bëtë në fushë.

- Nëse ai është i kënaqur, aq më mirë. Mendoj se Katari ishte një test i bukur dhe i rëndësishëm në të njëjtën kohë, sepse kështu provohen edhe futbollistët e rinj, por edhe skema të ndryshme.

- Jeni bërë si vera, sa më e vjetër, aq më e mirë….

- (qesh) Ndoshta, por do të vazhdoj të jap kontributin tim në këtë kombëtare deri sa të kem mundësi. Ditën kur s’do të kem më fuqi, atëherë do të bëhem mënjanë dhe të lë të rinjtë.

- Por, trajneri beson te ju

- Dhe më vjen mirë për këtë. E përsëris, ai është i lirë të zgjedhë dhe të bëjë çfarë ka dëshirë, por nëse jam një peshë tërhiqem dhe nuk them asnjë fjalë, pasi si të gjitha skuadrat, edhe kombëtarja është e ndërtuar me cikle.

- Lala dhe Skela janë larguar nga “rrethi” kuqezi. Keni mbetur ju si veteran. Ndoshta të rinjtë do të kenë një pikë referimi.

- Në sulm, si ndiheni me Çanin?

- Nuk kemi probleme, por mendoj se zgjedhja e parë është Salihi, i cili ndodhet në Amerikë pasi klubi nuk e ka lënë. Me të do të shihet se si ndryshon.

- Uroj që të jetë kështu. Do të përpiqem që të jap gjithë përvojën time si futbollist.

- Si ju duket De Biazi, duke qenë se italianët tani i njihni në majë të gishtave.

- Mendoj se është një ndër më të mirët. i kuron të gjitha detajet.

- Grupi i Botërorit duket tepër i vështirë. A kemi shpresa?

- Duhet t’I them shqiptarëve që të mos rrojnë me shpresa dhe s’duam t’I krijojmë iluzione. Përpara nesh kemi ekipe solide dhe të formuara. Ndoshta, frytet e Shqipërisë do të duken pas dy vjetësh.

- Tragjedia e Himarës ju preku?

- Po, të gjithëve. Ishte e tmerrshme të mësoje se 13 vajza të reja humbën jetën tragjikisht në atë mënyrë.

- Goli më i bukur sezonin që u mbyll?

- Ndaj Kaljarit, por çfarë kënaqësie t’i shënosh Milanit.

 

 

E ardhmja

“Te Siena edhe një vit”

Erjon Bogdani ka folur edhe për të ardhmen, ku konfirmoi se do të qëndrojë edhe një vit te Siena: “Kam një kontratë me Sienën dhe dua ta respektoj atë. Në Toskanë ndihem vërtet mirë dhe kam rifituar formën që kisha humbur disi te Çezena.

 

Rekordi

16 gola ka realizuar Bogdani me kombëtaren e Shqipërisë, duke vendosur rekord, pasi ka kaluar edhe Bushin, që ishte ndalur në kuotën e 15 golave

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich