Thonë që hera e tretë është ajo e duhura! Kështu i ka ndodhur dhe Vllaznisë së Duros një skuadër e cila në dy sfidat e para kish marrë vetëm një pikë, por përvec kësaj nuk kish treguar se ishte ende një skuadër solide dhe fragmentarizmi përfshinte lojën e kuqebluve.
Dje ishte tjetër gjë. Ishte një skuadër pothuaj perfekte e cila zotëroi fushë, golat, rezultatin dhe në fund shijoi fitoren. Një fitore e cila nuk u shijua nga tifozët sepse ata ishin të dënuar të mos uleshin nëpër shkallë pas vendimit të Komisionit të Disiplinës për një sfidë me dyer të mbyllura. Gjithsesi, fitorja është fitore edhe kur vjen kështu… me silenciator.
Në këtë Vllazniq ë rritet ka gjithsesi ende dilemma. Formacioni është gjithnjë i tillë pasi teksa punon me një grup prej 13-14 lojtarësh trajneri Duro është ende në kërkim të 11-eshes ideale. Nëse nuk e ka gjetur ende këtë, ka gjetur Delic. Eksperimenti me të përpara mbrojtjes ishte një zhgënjim, por vendosja e tij si numër 10 kliasik pas sulmuesit ishte një gjetje e cila rezultoi e bukur për tu parë. Praktikisht ishte ai njeriu i ndeshjes. Hysa qëndroi sërish në stol ndërkohë që dicka më shumë pritej nga hajdari e sidomos nga Rexha, kosovari që ende nuk e ka provuar shijen e rrjetës.
Nga ana tjetër Luftëtari, një skuadër e deklaruar se do të luajë një futboll sulmues ku do të qëtë jetë luajti me tre sulmues të pastër në vijën e parë, por Nora e Licaj nuk ishin në një ditë të mirë për të krijuar diferencën.
Ndeshja ka qënë një përgjigje e vazhdueshme e sulmeve të Vllaznisë dhe gabimeve deri në amatorizëm të lojtarëve miq, të cilët për shumë momente treguan shenja të theksuara përqëndrimi. Gabimet u ndëshkuan pa mëshirë dhe sidomos dalja me karton të kuq e Ramadanit, penalltia e shkaktuar nga portieri Selimi dhe në ndonjë rast vendosja e gabuar e mbrojtësve i dhanë aq shumë hapësira Vllaznisë sa ajo nuk i kish pasur në dy ndeshjet e shkuara. Meritë e vendasve ka qënë përvecse loja e mirë dhe neutralizimi i mesfushorit serb Nikolic, një lojtar i rëndësishëm te Luftëtari që vuajti në mënyrë konstante dhe presionin e Tafilit, një lojtar i cili gjithashtu ka fituar shumë terren dhe minuta në dy sfidat e fundit.
Në fund askush e bën një fitore të madhe në kampin kuqeblu, por patjetër që sidomos Duro duhet të ketë ndjerë një farë lirimi. Presioni në Shkodër nuk është i vogël, ndërkohë që një tjetër rezultat jo fitore mund të prodhonte presion të brëndshëm në ekip. Tani është rradha e Apolonisë, një skuadër e cila gjithashtu do të shkojë në qytetin verior për të marë të paktën një pikë.
Në kahun tjetër Luftëtari vuan gabimet dhe një rritje të ngadaltë të skuadrës e cila duhet të përballojë tanimë kualitetet e Kategorisë Superiore. Në këtë kategori nëse gabon ndëshkohesh.