“Fati na dënoi, por do të themi fjalën tonë këtë sezon”
 Erjon Saliu  20/8/2012

Trajneri i Skënderbeut: “Ky ekip është mësuar me trofe, ndaj s’do ta vuajë shumë këtë humbje, sidomos duke ditur se javën e ardhshme rinis kampionati”

Mirel Josa e ka nisur me humbje aventurën në stolin korçar, madje atij i kanë ikur në minutat e fundit nga duart një trofe i rëndësishëm siç është Superkupa. Josa, duke qenë se ka luajtur dhe ka drejtuar bardheblutë, dje mund të ishte çelësi i suksesit, por përballë spanjollit Hulian Rubio, nuk ka mundur që t’ia dalë dot, tekniku kryeqytetas dhe skuadra e tij, që në tri betejat për trofe me bardheblutë njeh vetëm humbje. Në prononcimin që ka dhënë pas ndeshjes, trajneri i korçarëve, Mirel Josa, ka qenë i dëshpëruar për mënyrën se si u ndëshkua skuadra e tij në minutat e fundit, por ai sheh përpara dhe është i bindur se ky Skënderbeu do të luftojë për trofe. “Te goli i parë skuadra u gjend paksa në befasi. Megjithatë, gjetëm forca dhe barazuam. Madje filluam të kontrollojmë edhe lojën. Krijuam edhe raste dhe rrezikuam portën e Tiranës. Mund të kishim shënuar edhe golin e dytë me Plakun, por që fati nuk ishte me ne. Pastaj goli i dytë i Tiranës ishte edhe çështje fati, nuk shënuam dhe e pësuam kur po luanim mirë. Por, futbolli kështu e ka”, pohoi tekniku i korçarëve.
Objektivat-Pavarësisht se e ka nisur sezonin duke humbur një trofe, Josa është i bindur se ky Skënderbe tashmë i ka në “gen” trofetë dhe do e synojë sërsih titullin kampion sezonin e ardhshëm. “Skënderbeu është mësuar me trofe, madje edhe këto zhgënjime janë mësime për ne. Megjithatë ne nuk do të heqim dorë nga objektivat për të synuar të gjithë trofetë e mundshëm. Ky kontigjent, me shumë kualitete brenda, premton shumë. Padiskutim që do të jemi pretendentë edhe sezonin e ardhshëm”.
Ndeshja me Vllazninë–Java e parë e superligës, për këtë seozn do të hapet të premten në Loro Boriçi”, me kryendeshjen Vllaznia-Skënderbeu. Josa rikthehet në Shkodër, aty ku ka ka kaluar edhe momente të veçanta gjatë periudhës që ka drejtuar kuqeblutë. “Për mua nuk ka problem se ku e nis kampionatin. Vllaznia dhe tifozët e Shkodrës, më kanë respektuar dhe unë i vlerësoj shumë. Tifozët shkodranë dijnë t’i presin dhe t’i respektojnë njerëzit që kanë kontribuar për atë skuadër. Jam i gëzuar që do të startojë këtë sezon në Shkodër”, e mbylli prononcimin trajneri i kampionëve.

Zeqo “ngushëllon” Takajn
Ish-presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo ishte dje i pranishëm në tribunën VIP në stadiumin “Qemal Stafa” ai e ka ndjekur takimin sëbashku me presidentin aktual, Ardjan Takaj dhe në përfundim të ndeshjes e ka ngushëlluar atë për humbjen dhe më pas është larguar nga stadiumi. Zeqo ka hequr përfundimisht dorë nga skuadra, por edhe ai sezonin e kaluar nuk arriti ta fitonte Superkupën, por arriti të fitojë 2 tituj kampion.
Nervozizmi-Presidenti i klubit të Skënderbeut, Ardjan Takaj shpërtheu pas rastit të humbur nga Sebino Plaku në minutën e 87-të të ndeshjes. Ai ishte një rast që mund të vuloste fitoren e korçarëve, por autori i golit të barazimit nuk finalizoi siç duhej. Takaj u ngrit në këmbë e kur pa që topi përfundoi jashtë shprehur një zemërim të madh që sfera e gjuajtur nga Plaku nuk përfundoi në rrjetë.

 

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich