“Stop polemikave, ky trofe do të ribashkojë ambientin”
 Erjon Saliu  20/8/2012

Spanjolli, i huaji më i suksesshëm në Shqipëri, nuk harron problemet me klubin: “S’është çështje kontrate, por do të dalë e vërteta shumë shpejt”

Trajneri i bardhebluve, Hulian Rubio, ka qenë i entuziazmuar pas ndeshjes për fitimin e trofeut të Superkupës për herë të dytë dhe për të është trofeu i tretë në vendin tonë. Dhe duket se është i huaji më i sukseshëm që ka drejtuar deri më tani nj ekip shqiptar. Spanjolli ka gëzuar shumë në fund të takimit, me lojtarët, por mbi të gjitha me tifozët e Tiranës që e kanë mbështetur skuadrën për 90-minuta. Fitimi i Superkupës, sipas spanjollit Rubio, duhet që të shërbejë edhe si mezazh, për drejtuesit, lojtarët, në mënyrë që të harrohen problemet e deritanishme dhe të strtojnë të gjithë bashkë një seozn të mbarë dhe akoma më të suksesshëm.
- Keni fituar një tjetër ndeshje me Skënderbeun dhe Superkupën për të dytin vit radhazi ndaj korçarëve
- Kemi pasur pak fat në golin e dytë, por për hir të së vërtetës raste gjatë lojës ishin tonat.
- Kjo Superkupë është një sinjal për drejtuesit që Rubio të rinovojë dhe të presim firmën
- Për mua është e rëndësishme që të jesh i ndershëm në punë, mos t’i mungosh lojtarëve dhe klubit. Problemi im nuk është kontrata. Do të meret vesh pak më vonë. S’më pëlqejnë gjërat siç janë bërë këtu. Kontrata është një formalitet, por  janë të tjera gjëra që do të merren vesh më vonë.
- Kaq i lehtë është bërë Skënderbeu për Rubion sa e mundi edhe me 9 lojtarë?
 - (Qesh). Jo, është një skuadër shumë e fortë dhe një rival i konsoliduar dhe mirëorganizuar. Është një nga ekipet më të mira në ved. Dua ta falënderoj sepse jemi të dy finalistë.
- Fitorja e Superkupës është ogur i mirë para kampionatit
- Mund të jetë, por ju e dini mirë se si është kampionati këtu.
- Më e lehtë është që të fitosh, Kupën dhe Superkupën apo titullin?
- Është më e lehtë që të fitosh një ndeshje, pak rëndësi ka se kujt kompeticioni i përket. Një ndeshje nuk luhet, ajo fitohet.
- Rubio, keni fituar tre trofe ndaj Skënderbeut, koinçidencë apo diçka tjetër?
- Nuk ka rëndësi kundërshtari, më shumë më inetreson fakti që ja kemi dalë me sukses. Unë kam shumë besim te lojtarët dhe ata ma kanë shëprblyer mua, klubit dhe tifozëve.
- Jeni trajneri i huaj me më shumë trofe në Shqipëri…
- Jo vetëm, unë sukses ka edhe përgatitsi atletik Gabriel Rejes dhe përkthyesi im Erjon Karabolli. Edhe ata më kanë qëndruar pranë, në ditët t mira dhe të vështira.
- Ndoshta futja e Duros i dha gjallëri mesfushës, madje nga ai u “gatua”  edhe goli i fitores?
- Në qoftë se ekipit i duhej Duro më parë që të ishte në fushë, nuk do e kisha aspak problem që ta aktivizoja. Në qoftë se do e kasha inat, nuk do e grumbulloja fare, por realiteti tregon të kundërtën. Unë nuk mbaj mëri me asnjë. Kështu që më vjen mirë që edhe Duro ka shërbyer sot për ekipin në arritjen e këtij suksesi.
- Këtë sezon jeni i vetëm i huaj në Superligë, një sadisfaksion për punën tuaj, apo sfidë?
- Më mirë një sfidë. Me ato probleme që kemi patur vjet ja dolëm të fitojmë dy trofe. Por, nuk e kam zakon që ta lë punën në mes. Dua që kjo Kupë të bashkojë të gjithë skuadrën, të “sheshojë” çdo problem dhe të mendojmë të gjithë për një të ardhme akoma më të mirë.

Kupës i bie stema e FSHF-së, spanjolli e gjen në… fushë!
Kupa që iu dorëzua ekipit të Tiranës pas përfundimit të ndeshjes pësoi një dëmtim. Stema, e cila përmban logon e Federatës Shqiptare të Futbollit u shkëput nga Kupa dhe ra në fushën e blertë. Trajneri spanjoll i Tiranës, Hulian Rubio për fat e gjeti atë dhe e mori për t‘ia dhënë zëdhënëses për shtyp të Tiranës, Iva Merës. Drejtuesit e klubit do ta vendosin përsëri logon në Kupë.

Klubi, premio 1,5 mln lekë!
Lojtarët e Tiranës kanë përfituar dje një shumë prej 1,5 milionë lekë premio, për trofeun e fituar. Federata Shqiptare e Futbollit nuk jep asnjë “kacidhe” për këtë Kupë, ashtu siç bën për Titullin Kampion apo Kupën e Shqipërisë. Për futbollistët bardheblu ka menduar klubi i tyre i cili ka shpërblyer ata me rreth 600 euro për person, duke llogaritur edhe stolin, stafin teknik dhe ate mjekësor. Kjo shumë, do të jetë e derdhur sot në llogarinë e çdo futbollisti të Tiranës.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Kush fiton Kupen e Konfederatave cila zhvillohet në Brasil
Uruguai
Brasil
Italia
Spanjë