Ndërsa skuadra, nën drejtimin e Shkëlqim Muçës, po stërvitet në Ohër të Maqedonisë, për të përgatitur sezonin e ardhshëm, por sidomos Kupat e Europës, kryebashkiaku I Vlorës dhe njëkohësisht presidenti I klubit, Shpëtim Gjika, është fokusuar te merkato, që është edhe një ndër pikat më të nxehta. Gjika, i cili është zhgënjyer së tepërmi nga eliminimi I Holandës nga Europiani, e ka kthyer vëmendjen te “tregu” I futbollistëve, duke premtuar në një deklaratë për “Sport Ekspres” se “shumë shpejt do të ketë ndëhyrje të rëndësishme në merkato dhe goditje. Emra konkret nuk mund të them, por më pëlqen të mendoj se do të jetë një “mister X”. Natyrisht, gjithçka do të bëhet pas Kupave të Europës”. Situata te Vlora nuk është e lehtë, pasi pavarësisht se kanë firmosur një parakontratë, shumica e futbollistëve ende nuk kanë vendosur. Por, në rast largimesh, si ai I Pejiçit, atëherë “mister x” mund të bëhet Migen Memelli, I cili është takuar gjithashtu me Gjikën.
Stadiumi “Flamurtari”
përgatitet për Europën
Stadiumi “Flamurtari”, në Vlorë, ka nisur prej pak ditësh disa punime të vogla. Sigurisht, bëhet fjalë për detaje dhe jo për ndonjë ndryshim thelbësor, por kjo do të ndihmojë që të paraqitet në kushte edhe më të favorshme për ndeshjet e Europës. Ndriçimi është edhe pika më e fortë, pasi kurrë nuk ishte parë në Vlorë një stadium me ngjyra, ndaj dhe kjo do të sjellë më shumë entuziazëm