Juventusi ndryshon planet, Salihi humbet supersfidën
   16/6/2012

Juventusi po rishikon planet e tij për sa i përket përgatitjes verore. Por ishte e pashmangshme pasi Superkupa  e Italisë, ndaj Napolit, është fiksuar në Pekin më 11 gusht. Një datë kjo shumë afër me turneun amerikan, i paracaktuar më 24 korrik deri më 5 gusht, me vendqëndrim në Montreal dhe ndeshje në Uashington dhe Las Vegas. Pra, përtej surprizave të orëve të fundit, ky turne veror mund të quhet i anuluar në axhendën bardhezi. Për bardhezinjtë, në fakt, do të ishte një “masakër” fizike dhe psikologjike të udhëtonin në Kanada, do të luanin dy herë në SHBA dhe më pas të fluturonin  drejt Pekinit. Një lajm i mirë për Antonio Konten, trajnerin e Juventusit, por një lajm shumë i keq për Hamdi Salihin, futbollistin e Uashington DC, skuadra që do të ndeshej me “Zonjën” në miqësore. Shkodrani mezi do ta priste këtë miqësore, por  çdo gjë është anulluar.

 

DC Junajtid

ishte përgatitur të luante një miqësore me kampionët e Italisë, që do të vizitonin Uashingtonin

 

5

gola

ka shënuar deri tani Hamdi Salihi me fanelën e DC Junaijtidit

 

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich