Dopieta Xhiro e Italisë - Turi i Francës në një vit? Edhe në epokën e çiklizmit modern një gjë e tillë mund të bëhet. Alberto Kontador, pasi u rendit i pesti në "Grande Boucle", shprehet optimist për këtë mundësi, ndryshe nga ajo që bëri këtë vit. "Me një skuadër më të fortë se ajo që pata sivjet mendoj se mund të fitoj në një vit edhe Xhiron e Italisë edhe Turin e Francës", tha spanjolli, tre herë fitues i "Grande Boucle"-s dhe dy herë fitues i "Garës Rozë". "Një ekip i fortë t'i lehtëson shuumë gjërat. Unë bëra atë që mundesha, i ndërgjegjshëm se nuk ishte viti im më i mirë përsa i përket përgatitjeve". Kontador nënvizoi gjithashtu se për të fituar Turin e Xhiron në një vit duhet që garat të ketë etapa të favorshme për stilin e çiklistit. "Për këtë dopietë duhet një kronomalore ose më shumë etapa kronometri. Në Turin e sivjetshëm kishte një krono ekipore, por kjo nuk është e mirë nëse nuk ke një ekip të fortë. Por me detaje të tilla dhe një përgatitje të mirë mund t'i fitoj të dy garat, dhe pse shumë specialistë nuk e shohin të mundur këtë".