Skiatori amerikan Xheret Peterson, i arrestuar pak ditë më parë për ngarje makine ne gjendje të dehur, u vetëvra pranë Salt Lejk Sitit, qytetit kryesor të shtetit të Jutahut në SHBA. Peterson, 29 vjeç, i mbiquajtur "Speedy", medalje e argjendtë në snoubord në Lojërat Dimërore "Vankuver 2010", u vetëvra të hënën, tri ditë pasi doli nga burgu me kusht. i riu i telefonoi policisë duke e lajmëruar për vetëvrasjen eventuale dhe më pas qëlloi veten. Në Vankuver kishte interpretuar kërcimin e tij "uragan", një akrobaci e përbërë prej tre rrotullimesh dhe pesë kapriolash. Në vitin 2006 ishte dënuar nga Lojërat e Torinos pas një zënke teksa ishte i dehur. Në Itali ishte ende në gjendje shoku për shkak të vdekjes së një miku, që kishte vrarë veten përpara syve të tij pak muaj më parë. Peterson kishte deklaruar se kishte probleme me alkoolin dhe depresionin dhe kishte menduar disa herë vetëvrasjen, që i solli fundin e hidhur.