Novak Xhokoviç, thjesht kampioni në fuqi në Australian Open, kaloi me shumë lehtësi në turin e tretë të Grand Slemit të parë të këtij sezoni, duke thyer 6-3, 6-2, 6-1 kolumbianin Santiago Xhiraldo. Tenisti serb e interepretoi ndeshjen si të ishte thjesht një seancë stërvitore pak më intensive se zakonisht. Por kur Xhiraldo i mori shërbimin duke shkuar në avantazhin 3-2, Xhokoviç u bë serioz dhe fitoi tetë gejme radhazi, duke marrë kontrollin e pakthyeshëm të sfidës, që y mbyll në mënyrë triumfuese në 1 orë e 42 minuta lojë.
Por ajo e Xhokoviçit ishte vetëm një prej fitoreve të favoritëve kryesorë në ditën e tretë të Australian Open, pasi të gjithë më të mirët kaluan me lehtësi në turin e tretë të Slemit australian. Një gjë të tillë e bëri edhe francezi Xho-Uilfrid Tsonga që mundi brazilianin Rikardo Melo 7-5, 6-4, 6-4. Por edhe Andi Marrei ruajti përqendrimin maksimal, duke thyer francezin Edouard Rozher Vaselin po në tre sete. Por edhe në krahun femëror të turneut nuk pati asnjë surprizë në takimet e favoriteve. Serena Uilliams kaloi në dy sete, ashtu si Maria Sharapova dhe Marion Bartoli, Petra Kvitova dhe Karolin Vozniaki, duke lënë premisat për një vazhdim të këtij turneu me emrat më të mëdhenj, një garanci për spektaklin në fushë.