Zhak piloton Ferrarin e babait!
   10/4/2012

Zhak Villnev do të pilotojë Ferrarin e babait të tij Zhill të sezonit 1979 në ditën e 30-vjetorit të vdekjes tragjike të babait të tij legjendar, në 8 maj. Zhill Villnev fitoi vetëm gjashtë gara në karrierën e tij, të ndërprerë nga një aksident i tmerrshëm gjatë kualifikueses së Çmimit të Madh të Belgjikës në pistën e Zolder, në vitin 1982, dhe pse kishte një talent të jashtëzakonshëm që e bëri të konsiderohej si një nga pilotët më të shpejtë të historisë së F.1. Stili i tij spektakolar i pilotimit dhe fakti që fitoi gara të rëndësishme, dhe pse nuk kishte një makinë kompetitive, e kanë bërë Zhillin një pilot të paharruar në sytë e fansave të Ferrarit. Tani, djali i tij Zhak, kampion Bote me Uilliamsin në vitin 1997, do t'i bëjë homazhin e duhur duke pilotuar Ferrarin 312 T4 1979, makinën me kompetitive të karrierës së babait të tij (në atë sezon e mbylli Botërorin në vendin e dytë pas shokut të skuadrës Xhodi Shekter, vetëm katër pikë pas), në atë që do të jetë "rasti i duhur për të kujtuar një njeri që do të ketë gjithnjë një vend në historinë e Ferrarit dhe që ishte një nga të preferuarit e pronarit Enco".

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich