Mundja për kadetë ul siparin Kavaja testohet dhe në “tapet”
   27/5/2012

Në stadiumin “Besa” të Kavajës dje është organizuar kampionati i mundjes për kadetë, në të cilën kanë marrë pjesë 19 skuadra, ndërsa në dy grupmosha, shkollorë dhe kadetë, kanë garuar 240 mundës. Rivaliteti ka qenë tipari kryesor i ndeshjeve dhe ra në sy përgatitje e mirë, jo vetëm e mundësve që fituan trofetë, por dhe nga disa ekipe të tjera, të cilat kanë hyrë rishtaz në mundje. Kampionatit i ka paraprirë një ceremoni mjaft mbresëlënëse organizuar nga Bashkia e Kavajës dhe Klubi Shumësportësh Besa, të cilat, në bashkëpunim me FSH Mundjes, shpërndanë pesë kupa si shenje nderimi e mirënjohje. Tre të parat iu dhanë kampionëve të shquar të Besës, të viteve ’70-’80, Bujar Sakja, Ymer Zeqiri dhe Besnik Qerosi. Dy kupat e tjera kanë qenë për kryebashkiakun e Kavajës, Ervis Rroshi, dhe për zëvëndësminitrin e sporteve në MTKRS, Dashnor Bajaziti. Kanë përshendetur në ceremoni dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba. Ndihmesë të rëndësishme në kurorëzimin me sukses të këtij aktiviteti, që vjen për herë të dytë në Kavajë pas 25 vitesh, (i pari më 1987 po në stadiumin Besa), dha trajneri Eqerem Kazazi i Besës. 

INDRIT EFICA

Rezultatet teknike

Mundje e lirë (Shkollorët)

1)     Teuta 22 pikë

2)     Besa 19 pikë

3)     Tirana 16 pikë

Sportisti më i mirë: Gazemend Berberi (Besa)

Mundje klasike (Shkollorët)

1)     MMA Tirana 35 pikë

2)     Valona 24 pikë

3)     Tomori 24 pikë

Sportisti më i mirë: Orgest Margjeka (MMA Tirana)

Mundje e lirë (U-17)

1)     Kamza 28 pikë

2)     Vllaznia 25 pikë

3)     Besa 24 pikë

Sportisti më i mirë: Adnand Guri (Vllaznia)

Mundje klasike (U-17)

1)     Tirana 35 pikë

2)     Tomori 13 pikë

3)     Partizani 11 pikë

Sportisti më i mirë: Shpresim Gjana (Tirana)

 

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich