Sahit Prizreni bëhet gati për ndeshje më 23 dhjetor në Gjermani
   16/12/2011

Sahit Prizreni, mundësi shqiptar që konkurron në Gjermani me skuadrën Vaingarten, dje është kthyer pas një qëndrimi 8-9 ditor. Në fakt, siç dhe ka shpjeguar vetë, nuk ka bërë ndeshje, sepse ka patur një dëmtim në kavilje, por vetëm stërvitje për të qenë gati për aktivitetet e radhës. Veprimtaria e radhës është 23 dhjetor në Gjermani, në një kohë që Prizreni, në turnetë kualifikues të Finlandës dhe Kinës vitin e ardhshëm, do të kërkojë kualifikimin me normë në Lojërat Olimpike “Londër 2012”. Prizreni ka mbërritur në Tiranë edhe për të marrë pjesë në asamblenë vjetore të Federatës Shqiptare të Mundjes, e cila do të bëhet sot paradite në ambientet e kompleksit olimpik, ish-klubi Dinamo. Mundja shqiptare pretendon që të ketë dhe më shumë të kualifikuar në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, ndaj dhe e ka vënë qëllim në vetvete që në turnetë kualifikues të jetë jo vetëm Prizreni, por dhe të tjerë. Megjithatë kampioni i peshës 66 kg është bërë gati tashmë për aktivitetin e radhës në Gjermani.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich