Trajneri spanjoll i Tiranës pas përfundimit të finales së djeshme ishte në delir të papërshkrueshëm. Pas fërshëllimës përfundimtare të kryesorit, ai është futur menjëherë në fushë duke takuar në fillim lojtarët kundërshtarë dhe gjyqtarët e ndeshjes. Më gjatë ai është ndalur tek të tijtë. Pasi i ka përqafuar të gjithë një e nga një ai ka filluar të pozojë me tifozë të ndryshëm të cilët kishin gjetuar mundësinë për tu futur në fushë. Në fund, me një buzëqeshje prej fituesi, ai ka dhënë konferencën për shtyp. Para saj ai ka bërë një frymëmarrje të thellë:
“Ishte frymëmarrje jete”, u shpreh spanjolli. “Me besim dhe qetësi arritëm t`ja dallim. Besoj se në 3 tituj, dy nuk janë pak apo jo? E kam nisur me Superkupë dhe e mbylla me një Kupë. Ju nuk i vlerësoni këto, por në të gjithë botën ccdo kupë është e rëndësishme dhe për mua ashtu janë, kanë të njëjtat vlera si kampionati”. Përsa i përket të ardhmes së tij, ai u shpreh që zemra dhe mëndja i thonë që të vazhdojë të qëndrojë tek Tirana, por janë kushtet financiare ato që do të vendosin përfundimin nëse spanjolli do të rinovojë me 24 herë kampionët e Shqipërisë apo jo. “Të tregohem i sinqertë zemra dhe mëndja ime më thotë që unë të vazhdoj të qëndroj tek Tirana. Por sicc dihet, vjen një moment ku duhet menduar për financat. Mendoj se ato janë një pjesë shumë e rëndësishme e ccështjes së rinovimit tim. Tashmë që Kupa mbaroi do të ulemi përsëri me drejtuesit e skuadrës dhe të bisedojmë për kushtet që kanë mbetur. Shpresoj që të arrijmë akordin dhe të vazhdojmë punën për sezonin e ri”. Duke analizuar sezonin në tërësi, trajneri Rubio shtoi se kënaqësinë më të madhe në Shqipëri e ka marrë nga ky grup lojtarësh që ka, pasi kanë punuar me përkushtim dhe kokulur. “Janë vërtetë djem të mirë. Më kanë dëgjuar gjithmonë dhe kanë dhënë maksimumin në stërvitje dhe në ndeshjet që kemi luajtur të djelave. Ka gjëra që nuk mund t`i ndryshoj. Këtu kam luftuar kundër shumë pengesave dhe vështirësive. Pavarësisht kënaqësive që më kanë dhuruar këto dy trofe, nuk e mohoj atë që kam thënë edhe më parë, që një vit këtu, më ka kushtuar sa 7 vite në një skuadër tjetër, por këto pushime do të më ndihmojnë të rimar energjitë dhe të rikthehem në fushën e betejës. Nuk jetoj do pa të”.
Mario Nikolli
“Me të vërtetë që nuk e dija faktin që sot (dje) ne kemi barazuar ekipin e Partizanit me Kupa. Sigurisht që jam shumë i kënaqur për këtë fakt dhe e përgëzoj shumë ekipin e Tiranës”.
“Në fushën e lojës ishin 2 ekipe të mëdha, të cilat dhuruan një futboll mjaft të luftuar. Dua të them, që katër përballjet që kemi bërë ndaj Skëndërbeut, kanë qënë ndeshje mjaft të bukura. Ne kemi fituar 2, një është barazuar dhe një ka fituar Skëndërbeut Balës dhe jo vetëm, por gjithë skuadrës do ti vë notën 10.
2 trofe ka fituar Rubio në drejtimin e Tiranës. Në fillim të sezonit ai ka fituar Superkupën e Shqipërisë dhe dje Kupën. Të dy këto trofe ai i ka marrë në përballje ndaj Skëndërbeut, një e luajtur në Korccë dhe një në Tiranë
Salih Tagani, administratori i klubit është parë shumë i lumtur: “Mesa duket i sillkam trofe Tiranës. Ndoshta nuk është kampionat, por dhe me fitimin e kësaj Kupe unë jam shumë i kënaqur”
Trajneri i Tiranës Julian Rubio është i huaji i parë në vendin tonë që fitoi dy trofe në harkun e sezonit. Ai fitoi Superkupën dhe Kupën e Shqipërisë në ditën e parë e të fundit të sezonit
Rubio mund edhe Enriken?!
“Don Kishoti” bardheblu ka ditur të mundë mullinjtë e erës, pra presionin, edhe pse ndoshta dështoi në kampionat. Ndërsa, katalanasi s’e përballoi dot stresin e Serisë A dhe piacën “Romë”
Njëri “Don Kishoti”, tjetri “Sanço Pança”. Dy fate krejt të ndryshme, në dy kampionate të ndryshme, por në dy vende fqinjve, që i ndan vetëm një det. Ai det në të cilin Luis Enrike u mund pasi nuk diti të “notojë”, ndërsa Julian Rubio arriti të shpëtonte dhe të duronte edhe presionin. Sigurisht, krahasimi nuk qëndron, për faktin se rëndësia e kampionatit shqiptar me atë italian është vite larg diferencë, por stresi, emocionet dhe presionet janë thuajse të njëjta. E megjithatë, shumë analogji ka mes dy trajnerëve. Luis Enrike la Barcelonën B, skuadra e dytë “blaugrana”, për të marrë drejtimin e Romës, verën e shkuar. Ndërsa Rubio la Albaceten, po në Segunda Division, për të marrë drejtimin e Tiranës. Dy kryeqytete të ndryshme, por që kanë të përbashkët diçka: fokusimin mediatik. “Mos mbaj top dhe paso” ishte moto e “Luços” në konferencën e parë te verdhekuqtë. Merkato e kryer nga klubi dhe siguritë ekonomike i vinin në ndihmë së tepërmi. Tjetër situata shtrohej te Tirana, ku Rubio hasi vështirësi ekonomike, por sidomos duhet të futej në një realitet që lojën me pasime e shihte si një model për t’u ndjekur në tv dhe jo realizuar. E megjithatë, të ngrejë dorën ai që sot nuk sheh një Tiranë “europiane” në modelin e lojës. Ndërsa, në Romë, Enrikes i kërkohej, të paktën, Champions. Mision i dështuar, ashtu si i Rubios në kampionat, por vetëm sepse përfundoi i treti, sepse e vërteta qëndron në faktin se “Don Kishoti” bardheblu, rinovimin, e konfirmoi duke fituar ndaj mullinjve të erës, ato që rrëzuan Sanço Pançën.
Anton Cicani