Trajneri i skuadrës korçare Stanislav Levi pas dy ndeshjeve të fituara me Kastriotin e Tiranën për kampionat nuk e shkon nëpër mend të ndryshoj grupin e lojtarëve për takimin e tretë, atë në transfertë për Kupë me krutanët. Ndeshje e cila për të gjithë mësohet të jetë tejet e fortë. Madje, mësohet se Levi ka shkuar deri atje sa t’u ketë bërë me dije të gjithë lojtarëve se ky takim i dytë në pak ditë me Kastriotin ndryshon kryekëput me atë të luajtur për kampionat. Edhe për Levin vërtet Skënderbeu shkon në këtë takim me dy gola plus, por në ndeshje Kupe as dy gola nuk mjaftojnë për të shkuar më tej. Sigurisht që nuk janë dhe pak për një ekip si Skënderbeu që ka treguar gjithnjë se është në gjendje të kontrollojë të gjitha situatat e një ndeshje. Megjithatë, kryepankina korçare ju ka kërkuar futbollistëve të lojës, por dhe atyre që mund të jenë në këtë ndeshje të japin maksimumin. Vetëm keshtu ju ka bërë me dije lojtarëve çeku i pankinës korçare shkohet tek finalja e Kupës. Finale të cilët korçarët e duan me patjetër. Shumë më tepër Kupën pasi do të jetë e para në gjithë historinë e kësaj skuadre. Skënderbeun me Zeqon pas gati një shekulli ka rifituar titullin kampion dhe këtë vit për herë të parë kërkon Kupën. Por, për të shkuar der tek trofeu së pari mësohet të ketë thënë Levi duhet të kalojmë Kastriotin, ekip të cilin çeku gjithnjë e ka vlerësuar si një nga skuadrat më të mira të futbollit tonë. Gjithësesi, Levi ka besim se me lojtarët që ka fituar me Tiranën kalon edhe Kastriotin.
Balotazh - Nëse në takimin për kampionat vetëm pak ditë më parë me bardheblutë Levi e ka nisur me Vrapin nga minuta e parë në këtë për Kupë me krutanët është Arapi në të majtë të mbrojtjes. Me Arapin në lojë edhe në takimin me kryeqytetasit Skënderbeu ka qenë në një nivel tjetër loje. Edhe për atë se me durrsakun në lojë Levi është vendosur ndryshe nga ajo çfarë kemi parë me Vrapin në fushë.
Bratiç në stol
Kroati edhe të martën është stërvitur gjatë gjithë seancës me grupin. Por, këtë të mërkurë e nis nga stoli. Sa për atë se Levi ka ndryshuar vendosje aq dhe për atë se me Orelesin ka zënë karar. Ashtu siç duhet thënë se Allmuça prej disa ndeshjes është nga lojtarët që bën diferencën. Kjo do të thotë se dhe këtë të mërkurë Bratiç, por dhe Vrapi e Bici nga lojtarët e “rëndë” të kësaj skuadre e nisin nga stoli.