Nga Suedia për të shpëtuar Tomorin, Hysko do surprizë në Shkodër!
   28/4/2012

Beratas, me një të shkuar në futbollin suedez. Mbrojtësi 25-vjeçar Rigers Hysko ka gjetur momentin e duhur për t’u rikthyer në vendlindje në mënyrë që të shpëtojë skuadrën e tij nga rënia nga Kategoria Superiore. Futbollisti ishte personazhi kryesor i takimit më të fundit në kampionat ndaj Flamurtarit, pasi shënoi golin e fitores në minutat shtesë. Lojtari përjetoi emocione të shumta pas takimit, përveç atyre që u dha tifozëve beratas: "Personalisht jam shumë i lumtur që i dhashë tri pikë vendimtare ekipit për mbijetesën në Superiore. Ishin momente ankthi për ne në fushë dhe për stafin e tifozët. U emocionova shumë kush pashë entuziasmin e papërshkruar që shkaktoi goli im në shtesë”, tha dje mbrojtësi Hysko. Lojtari është rikthyer në skuadrën e Tomorit pas tre sezoneve e gjysëm në kampionatin suedes, në radhët e skuadrës së FC. Syrianka. Mbrojtësi beratas, që ka qenë i rregullt edhe me ekipet kombëtare të moshave deri te U 21, foli edhe për takimin e radhës që beratasit do ta zhvillojnë përballë Vllaznisë në Shkodër, ditën e dielë. "Përballja jonë e radhës ndaj Vllaznisë do të jetë shumë e fortë, por vendimtare për ne. Vllaznia mbetet Vllazni, duhet respektuar por ne bëjmë llogaritë tona. Shkojmë në këtë transfertë për të respektuar vendasit, por edhe për t’i mundur ata. Shkodra vijon të mbetet fusha e ëndërruar për të gjitha skuadrat e rretheve, pasi luhet një futboll pa asnjë presion të jashtëm. Të gjithë në skuadër po përgatitemi në mënyrë të veçantë për këtë ndeshje, pasi duam të marrim një rezultat që do të na japë shpresë për të mbiejtuar pa ndeshje plejauti. Megjithatë, të tjerat ja lëmë fushës”, ka përfunduar mbrojtësi i Tomorit Hysko.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich