Laçi i beson vetëm matematikës: “S’kemi shpëtuar ende”!
   19/4/2012

Ekipi i Laçit po stërvitet normalisht në aneksin sportiv të stadiumit të qytetit duke u përgatitur për sfidën e rradhës ndaj Kamzës në transfertë. Gjatë kësaj periudhe, trajneri Daiu ua ka përsëritur shpesh lojtarëve të tij që duhet të luftojnë dhe ta sigurojnë matematikisht shpëtimin e plejautit pasi për momentin rreziku është shumë i madh. Përballjet me rivalët direkt përfundojnë këtë javë dhe më pas kurbinasit do të ndeshen me skuadra të cilat ndodhen sipër tyre në tabelën e klasifikimit. Ndaj drejtuesit e skuadrës kanë kërkuar maksimumin nga grupi. Në Kamzë do të luhet vetëm për 3-pikë të plota të cilat mund ta qetësojnë skuadrën në tabelën e klasifikimit. Bardhezinjtë janë shkëputur 4 pikë nga ndjekësi i tyre më i afërt, Tomori dhe kërkojnë ta thellojnë akoma më shumë këtë distancë duke shpresuar edhe tek ndalja e kundërshtarit këtë javë. Grupi për takimin e rradhës është i plotë dhe trajneri Daiu do të ketë shumë alternative për të hedhur në fushën e lojës.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich