Llani, një kryeqytetas për të mundur Tiranën
   20/8/2012

Në sezonin e tij të dytë radhazi në skuadrën beratase, portieri kryeqytetas Ervin Llani është cilësuar nga ana e drejtuesve të skuadrës, si një nga pikat më të forta të Tomorit. Llani është nga të paktët që i ka mbijetuar valës së spastrimeve të skuadrës së vitit të kaluar dhe tashmë ndjehet gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Tiranës. “Jam stërvitur mjaft intensivisht gjatë kësaj periudhe dhe falë kërkesave të larta të trajnerit tim Muxhai, gëzoj një formë të mirë, pra ndjehem i gatshëm për të filluar aktivitetin zyrtar. Unë personalisht kam një objektiv në këtë fillim kampionati, që të përsëris të njëjtën paraqitje, ashtu si edhe një sezon më parë, kur po në javën e parë ndaj Skënderbeut kam bërë një ndeshje të mirë dhe jam vlerësuar nga specialistët në mediat e shkruara dhe ato vizive. Pikërisht këtë dua të përsëris edhe ndaj Tiranës këtë fundjavë. Ndërkohë kam shumë besim se kjo skuadër është e aftë t’i mbijetojë luftës së ashpër për mbijetesë”, ka përfunduar portieri i Tomorit, Ervin Llani.
EDI SPAHIU


 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich