Skumbini pret “Ok”-ejin e trajnerit Magani
   13/7/2012

Që prej ditës së hënë, ekipi i Shkumbinit ka nisur fazën përgatitore dhe lojtarët po stërviten me zv/trajnerin Klodian Dervishi. Drejtuesit e klubit që prej disa ditësh kanë lidhur kontakte të vazhdueshme për zgjedhjen e “timonierit” të sezonit të ri. Ndonëse kanë qarkulluar emra të ndryshëm për kreun e stolit, drejtuesit e klubit tashmë dalin hapur. Ata preferojnë ish-kapitenin legjendar të Shkumbinit, trajnerin Gugash Magani.  Për të gjithë opinionin sportiv në Peqin, lajmi i “divorcit” të Maganit me ekipin e Besës ka qenë një ogur i mirë. Shanset që të bëhet trajneri i Shkumbinit janë shumë të mëdha. Edhe nga burime konfidenciale brenda klubit, e konfirmojnë kontaktet zyrtare me këtë trajner. Magani njihet si një teknik i suksesshëm që është shpallur nënkampion me ekipin e Flamurtarit dhe ka ngjitur Besën në Superiore.  Në këtë ekip luajnë edhe 2 djemtë e tij, Endri Magani dhe Artur Magani. Por megjithatë, këmbëngulja e drejtuesve të klubit të Shkumbinit nuk është lënë pas për asnjë moment dhe sipas administratorit, në fundjavë mund të ketë ndonjë konkludim të këtyre bisedimeve. Duhet të presim fillimjavën e ardhsme për të mësuar nëse Magani do të drejtojë apo jo ekipin e Shkumbinit për sezonin e ardhshëm.
Lulëzim Resuli

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich