Vilfor Hysa, për provë në Turqi!
   27/6/2012

Vilfor Hysa është duke kërkuar skuadrën e ardhshme, pasi sulmuesi ka mbetur pa kontratë, duke qenë se i ka skaduar. Sezonin e shkuar, Hysa luajti me dy skuadra. Në fazën e parë, sulmuesi luajti me Laçin, ku shënoi 5 gola, ndërsa në fazën e dytë kaloi te Flamurtari, duke shënuar gjithashtu 5 gola. Pra, në total arriti të realizonte 10 të tilla. Por, në fund të sezonit, kontrata e tij skadoi, kështu që tashmë ka mbetur “në mes të katër rrugëve”. Hysa, sipas burimeve të fundit ka shkuar për t’u provuar në Turqi, me dy skuadra, emri i të cilave nuk bëhet i ditur.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuader do te fitoje Kupen e Shqiperise ne mendimin tuaj?
Laci
Bylis