Ekipi i Shkumbinit ka mbyllur plotësisht sezonin 2011-2012 duke lejuar kështu pushime për të gjithë lojtarët e tij. Por në anën tjetër tek ekipi i Shkumbinit janë pak të qarta se cila do të jetë e ardhmja e këtij ekipi. Peqinasit që prej dy sezoneve gjenden pa president që të jetë në krye të ekipit për të përballuar kërkesat ekonomike për një sezon të gjatë. Natyrshëm që ekipi i Shkumbinit ka hasur problemet e veta ekonimike në lidhje me merkaton dhe fazën përgatitore të ekipit si në verën e shkuar ashtu dhe në dimër. Është pikërisht situata ekonomike aktuale e cila do të vazhdojë të mbajë peng planet e ekipit për sezonin e ri. Nga drejtuesit e klubit ende nuk është folur dhe menduar për atë çka mund të organizohet në prag të sezonit të ri.
Lulzim Resuli