Vllaznia, merkato pas Kupave të Europës
   12/6/2012

Vllaznia ka emëruar Shpëtim Duron në krye të skuadrës, por për skuadër ende nuk mund të flitet. Nuk ka lëvizje konkrete edhe pse pjesa më e madhe e ekipeve elitare të Superiores kanë nisur të lëvizin. Kuqeblutë për momentin po studiojnë dhe nuk nxitohen. Stafi drejtues me në krye trajnerin Duro kanë deklaruar sistematikisht se nuk do të ndërhyjnë në merkato para përfundimit të Kupave të Europës. Përgjatë muajit qershor dhe pjesës së parë të muajit korrik, Vllaznia do të ndjeki me vëmëndje zhvillimet që do të prodhojnë skuadra si Skënderbeu, Teuta, Tirana e Flamurtari. Shumë emra janë përfolur gjatë kësaj periudhe por ende nuk ka patur bisedime konkrete.

Synimet – Bratiç, Biskup, Shkëmbi, Bici e Vrapi janë lojtarët e piketuar nga skuadra e Skënderbeut. Progni e Rajoviç janë futbollistët e preferuar nga skuadra e Flamurtarit, ndërkohë që nga Tirana synohen Dushku e Bala. Por, për të mbërritur tek këta futbollistë duhet pritur. Nëse Skënderbeu, Tirana e Flamurtari zgjedhin të mos u rinovojnë kontratat, atëherë Vllaznia mund të përfitojë. Drejtuesit kuqeblu i kanë kontaktuar këta futbollistë për t’i joshur e tani qëndrojnë në pritje.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Kush fiton Kupen e Konfederatave cila zhvillohet në Brasil
Uruguai
Brasil
Italia
Spanjë