Zbatimi i rregullit të ri sezonin e ardhshëm, ku do të lejohet të aktivizohen në ndeshje vetëm katër futbollistë të huaj, duket se ka filluar të aplikohet që tani te skuadra e Flamurtarit. Abraham mesa duket është I larguari I parë: “Mjaft është lakuar emri im nëpër gazeta gjatë këtyre ditëve ku në shinjestër ka qenë çështja e largimit tim nga Flamurtari. Pas ndeshjeve të Europa Ligës, e them me sinqeritet se do të largohem nga Flamurtari. Jam në kërkim të një skuadre tjetër në kampionatin shqiptar”.
Kaq ka thën mbrojtësi nigerian i Flamurtarit, i cili i ardhur në sezonin e kaluar tek vlonjatët, pas eksperiencave që ka pasur më parë te Elbasani, Tirana dhe Vllaznia, tashmë ka vendosur të mso rinovojë kontratën për sezonin e ardhshëm. Por e vërteta është pak ndryshe. Trajneri Muça si një nuhatës i momenteve të tilla delikate e ka ditur, siç thotë edhe vetë më parë, që sezonin e ardhshëm nuk do të lejohen më shumë se katër futbollistë të huaj për t’u aktivizuar, ndaj ka menduar të sakrifikojë të parin mbrojtësin Abraham. Kjo është kuptuar dhe më parë, kur Abraham në ndeshjet e fundit të kampionatit është lënë dhe në pankinë, por edhe tek ajo tjetra, çka është edhe më kryesorja që drejtuesit e klubit vlonjat nuk e kanë në plan për të rinovuar kontratë me këtë mbrojtës. Ndërkohë pavarësisht dëshirës për të luajtur sërih në një skuadër elitare mesa duket ka pak interes nga ekipet e mëdha për nigerianin. Ai ka fituar më parë 4 tituj me tre skuadra të ndryshme, Elbasanin, Tiranën dhe Dinamon.
0 gola
Abraham është aktivizuar si titullar në 18 ndeshje kampionati dhe 5 kupe dhe tre herë ka qenë zëvendësues, dhe nuk ka shënuar asnjë gol.
Zëvëndësuesi
Në ambientet e merkatos vlonjate flitet për mbrojtësin energjik të Tiranës, Julian Ahmataj, për një rikthim të tij përsëri tek Flamurtari, pas atij sezoni të shkëlqyer që zhvilloi një vit më parë, ku pat shënuar plot 6 gola për ekipin e Flamurtarit. Një mbrojtës të tillë kërkojnë vlonjatët, ndaj tashmë gjithçka është shumë e qartë po pritet vetëm të zyrtarizohet. Julian Ahmataj do të jetë zëvendësuesi i mbrojtësit Abraham.
Sponsori
Në Vlorë preferojnë një firmë kolltuqesh
Klubi kërkoi 45 mijë euro. Sipas drejtuesve firma Brunes që kishte qënë sezonin e shkuar nuk ka qënë korrekte me pagesat. Emir I firmës së re do të vendoset në fanellë
Fundi i sezonit të kaluar ka sjellë dhe përfundimin e kontratës të sponsorit zyrtar H.B Brunes që ka mbajtur Flamurtari në fanela. Nga burime shumë të sigurta pranë klubit vlonjat për këtë reklamim të kësaj firme të njohur, drejtuesit e klubit Flamurtari kanë kërkuar plot 45 mijë euro gjatë gjithë sezonit. Por këto burime dje kanë saktësuar se kjo kontratë nuk është përmbushur asnjëherë nga sponsori që ka pasur edhe të drejtën të reklamonte firmën e tij në fanelat e ekipit vlonjat. Edhe pse nuk bëhen të qarta shumat që ka paguar nga drejtuesit e klubit thuhet se ka pasur mungesë korrektësie, ndaj në kushte të tilla janë duke kërkuar një sponsor të ri tek skuadra vlonjate. Jo shumë larg, por pak ditë më parë biznesmeni i njohur vlonjat, Sulo Hoxha, pronari i një nga mobileritë më të madhe në vendin e tonë Vip-Saloti. Mësohet se është duke grumbulluar informacion me dëshirën e mirë për t’u afruar te Flamurtari si sponsor për sezonin e ardhshëm. Në një bisedë të zhvilluar dje, biznesmeni Sulo Hoxha ka pranuar të thotë se është gati ta kryejë një sponsorizim të tillë për ekipin e Flamurtarit me mundësinë e vetme që në fanelat e skuadrës vlonjate të reklamohet firma e tij. Kështu Flamurtari po mendon për ndryshimin e sponsorit zyrtar dhe me sa duket sezoznin e ardhshëm do të jetë Vip-Saloti i biznesmenit Sulo Hoxha.