Himara-Besëlidhja 0-0
Himara: Dine, Banushi, Mehmeti, Hoxha, Idrizi, Canaj (Qëndro 56’), Sako, Da Silva (Goro 70’), Nenaj, Junior, Skënderaj (Gjondeda 70’). Trajner: E. Liçaj
Besëlidhja: Gjika, Shytani, Dani, Keta (Noka 65’), K. Dibra, Beqiri, Pepaj, Trajkoviç, Taçi, A. Dibra, Miliç (Xhorxheviç 70’). Trajner: R. Kulli
Kartonë të kuq: Idrizi 60’, Shytani 78’
Gjyqtar: A. Taullaraj, N. Bregasi, E. Potomi (Tiranë)
Besëlidhja është ndalur në një barazim pa gola në fushën e Himarës, ku pengesë, përveç skuadrës vendase, është bërë edhe terreni i keq. Ishte ndeshja e parë e trajnerit Edmond Liçaj në krye të skuadrës himarjote dhe ai pretendonte për të marrë të treja pikët, pretendim që e kishte edhe Ridvan Kulli i Besëlidhjes. Për këtë arsye, asnjëri prej trajnerëve nuk ka qenë i kënaqur në përfundim të 90 minutave. Pjesa e parë ka folur më shumë për vendasit të cilët kanë kërkuar që në fillim të zhbllokojnë rezultatin. Nenaj rrezikoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, ndërsa më pas Skënderaj e Canaj kanë vënë në shënjestër portën e miqve, por pa sukses. Nga ana tjetër Besëlidhja janë munduar të kapin skuadrën himarote në befasi me kundërsulme të shpejta me anë të Miliçit dhe Dibrës, por sërish pa finalizimin e duhur. Mesfushori Nenaj do të kishte rastin më të mirë për të kaluar ekipin e tij në avantazh, por edhe këtë herë balta do të pengonte topin për të shkuar në rrjet shumë pranë vijës fatale. Pjesa e dytë u shqua më tepër për ndërhyrje të rënda midis lojtarëve dhe si rezultat solli edhe nga një karton të kuq për skuadër. Himarjotët u treguan më këmbëngulës në fund për të arritur fitoren, por asgjë nuk ndryshoi dhe shifrat mbetën ato të fillimit.