Himara, probleme edhe në shtëpi
   20/11/2011

Himara -Ada 1-1
Shënues: Gjondeda 5’/ Lifja 45’
E shtunë, 19 nëntor 2001, ora 14:00, në stadiumin e Himarës

Himara: Dine, Mehmeti, Martins, Qëndro, Sako, Mata, I. Sako, Cana, Goro, Nenaj, Telushi, Gjondeda, Hitaj. Tr. V.Laluci.
Ada: Dervishi, Arra, Pllumaj, Tota, Isufi, Ferlushkaj, Lini, Dalipi (Selmani 56’), Murati (Lushaj 87’), Lifja (Veri 72’), Puka. Tr. S.Nikaj
K.Cjapi, O.Grabova (Fier) E.Malo (Lushnjë)

Kartonë të verdhë: Telushi/ Murati, Pllumaj

Himarjotët janë ndalur në fushën e tyre nga skuadra e ardhur nga Velipoja, që tashmë i ka kthyer në specialitet transfertat. Ishte një ndeshje me grintë, që kishte edhe momente vërtetë interesante. Takimi djeshëm ka nisur me 10 minuta vonesë, si rredhojë e mungesës së makinës së ambulancës, e cila kishte transportuar një pacient në spitalin e Vlorës. Eshtë dashur ndërhyrja e ushtrisë, e cila ka bërë të mundur vënien në dispocjon të ambulancës së tyre, që ndeshja të niste.
Kanë qenë vendasit, që do të zhbllokonin rezultatin që në të 5’, me anë të Gjondedës, i cili ka nxjerrë nga repertori i tij disa lëvizje teknike të përsosura, duke dribluar pothuajse të gjithë mbrojtjen mike, ka goditur saktë dhe e ka mposhtur portjerin Dervishi. Në të 45’, pas një vendosje jo të mirë të mbrojtësve Himarjot, Ada do të gjente golin e barazimit, me anë të Lifjes, që nuk mund ta toleronte një rast të tillë.
Në pjesën e dytë janë vetëm vendasit që performojnë në fushë, ndërsa futbollistët e Adës kanë menduar vetëm të mbronin barazimin, që duket se ishte se ishte edhe objektivi i vënë për këtë takim. Sulmuesit himarjotë do të shënjestronin disa herë portën e dervishit, por pa arritur të gjejnë golin. Në fund të takimit vendasit kanë kontestuar ashpër një vendim të arbitrit fierak Cjapi, i cili ka vlerësuar si të pavlefshëm një gol, që do t’i jepte fitoren. Kështu Himara nuk mundi të marrë më shumë se një pikë, gjë që ka entuziazmuar vetëm miqtë e ardhur nga Velipoja.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich