Gjirokastritët, edhe në Himarë me “ison” e tyre
   18/9/2011

Himara     0

Luftëtari  1

Shënues: Mersini 40’

E shtunë, 17 shtator 2011, ora 16:00, në stadiumin e qytetit të Himarës

Nga Ilir Vogli

Himara: Dine, Banushi, Mehmeti (Telushi70’) Martins, Ymeri, Guna, Rushani (Hitaj 60’) Ziaj (46’) Gjondeda, Kokona.. Tr. L.Birce
Luftëtari: Selimaj, Shalari, Sinani, Gaxhaj, Bocaj, Devolli, Ramadani, Mersini, Caco, Braho, Raboshta.  Tr. M.Hysi

Gjyqtarë: Sh.Guçe, A.Kodheshi, Rrapaj (Lushnjë)

Kartona të verdhë: Caco, Braho

Himariotët e kanë nisur shumë keq debutimin e tyre në Kategorinë e Parë dhe pas humbjes së parë në Lezhë, bëjnë të njëjtën figurë edhe në stadiumin e tyre, duke u mundur nga Luftëtari. Eshtë i njëjti rezultat (1-0), gjë që i ka bërë djemtë e bregut të kuptojnë, se në këtë kompeticion duhet bërë më shumë. Vendasit kanë shpërdoruar shumë raste, si edhe një javë më parë, duke bërë të ditur, se reparti i sulmit ka ende nevojë për riparime, pasi nuk është efikas përpara portave kundërshtare. Edhe këtë rradhë, ishin lojtarët e vijës së parë që i mohuan fitoren skuadrës së tyre dhe nga ky ngërç ka përfituar Luftëtari, që ka shënuar në të 40’ minutë golin e fitores, me anë të Mërtirit. Ndërkohë, atmosfera e bukur e krijuar nga tifozët e Himarës në shkallët e stadiumit, nuk është vlerësuar si duhet nga të besuarit e trajnerit Birçe.

Loja do të niste me një ritëm të shpejtë nga ana e vendasve, të cilë që në fillim kanë parë nga porta e miqve, duke tentuar golin e avantazhit, për ta mbyllur sa më shpejtë takimin. Megjithatë, mbrojta e Luftëtarit do të tregohej racionale në ndërhyrjet e saj, duke mbajtur larg sulmuesit e Himarës. Ndërkohë që gjirokastritët janë treguar të kujdeshëm, fillimisht në fazën mbrojtëse dhe duke kërkuar ta ndëshkonin kundështarin e tyre me anë të kundërsulmit të shpejtë, gjë që ia mundësonin edhe futbollistët ekspertë për këtë mënyrë loje. Raboshta do të kishte një mundësi të mirë për të kaluar ekipin e Luftëtarit në avantazh, ndërsa do të kalonte një top mbi portierin Dine, por që nuk i bindet dhe përfundon jashtë kuadratit. Himariotët vazhdojnë sulmet e rrezikshme dhe Guna e Kokona, nëse do të ishin treguar më të kujdesshëm, mund ta kalonin në avantazh skuadrën e tyre. Ndërsa Luftëtari shfrytëzoi eksperiencën, duke treguar se nuk është rastësisht pretendente, që në fund të sezonit të kthehet në Kategornë Superiore. Në të 40’, një harkim i Devollit nga mesi fushës do të shkaktonte rrëmujë në zonën e Himarës, ndërsa Mërtiri, duke përfituar edhe nga një gabim i mbrojtjes dhe më pas edhe i portierit Dine do të realizonte golin e fitores dhe të vetmin për Luftëtarin. Duhet theksuar, se megjithëse vinte nga dëmtimi, Devolli ishte ndoshta futbollisti më i mirë në fushë dhe e ndihmoi shumë skuadrën e tij, për të arritur këtë fitore kaq të rëndësishme.


L.Birçe (traineri i Himarës): “Nuk e merritonin të humbisnin. Patëm raste të shumta për të shënuar dhe mendoj se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë. Në përgjithësi më ka kënaqur loja që bëri skuadra, sidomos në pjesën e dytë, ku kishim shumë raste, por sulmuesit nuk ditën t’i shfytëzonin. Gjithashtu, duhet të jemi të kujdeshën në mbrojte, pasi sot u ndëshkuam nga një gabim i evitueshëm”.

M.Hysi (traineri i Luftëtarit): “Në Himarë erdhëm me synimin për të marrë një rezultat pozitiv dhe natyrisht tre pikët ishin objektivi ynë kryesor dhe ja arritëm. Falenderoj drejtuesit e bashkis së Himarës dhe të skuadrës, për mikpritjen që na rezervuan. Vendasit na vunë në vështirsi gjatë lojës dhe i uroj suksese gjatë kampionatit”.

 
Gazeta ne PDF!

Superliga
Rezultatet | Renditja
Kategoria I
Rezultatet | Renditja
Kategoria II
Rezultatet | Renditja
Cila skuadër fiton Champions League në Wembley
Borussia Dortmund
Bayern Munich